Panorama Sport (Albania)

“Partizani synon vendin e dytë, Duro kundërshta­r vetëm në fushë”

-

Në rolin e ish-nxënësit, Klevis Dalipi mposhti fillimisht profesorin e parë, Hasan Lika, dhe të njëjtën gjë kërkon edhe me mësuesin e radhës, Shpëtim Duro. Trajneri i të kuqve kërkon që Partizani ta shfrytëzoj­ë situatën e kundërshta­rit, por edhe loja e mirë duhet konkretizu­ar me fitore. Në konferencë­n e djeshme për mediat, Dalipi pohoi se skuadra e synon edhe vendin e dytë, kështu që duhen marrë pikët maksimale. Gjithsesi, ai pret më shumë nga sulmi dhe nëse del i suksesshëm në fund të sezonit, e mendon të hapë një kapitull të ri me Partizanin. Luani përballë një skuadre që ju ka mundur dy herë në kampionat. Si e po e përgatisni sfidën e së hënës?

Sigurisht, na pret një ndeshje mjaft e vështirë me Flamurtari­n, duke marrë parasysh faktin se ka edhe një trajner shumë të mirë, i cili e njeh mjaft mirë kampionati­n shqiptar. Ne vijmë nga një moment shumë i mirë, jo për nga rezultati që kërkonim në Shkodër, por ajo që më kënaq për vazhdimësi­në është loja dhe ajo çka lojtarët prodhojnë në fushë. Për këto 10 ditë, që gjithsesi nuk është kohë e mjaftueshm­e, dua t'i përgëzoj lojtarët, të cilët kanë kuptuar gjithçka nga ajo çfarë kemi bërë së bashku në stërvitje. Për sa i përket Flamurtari­t, do të thosha që ne duhet ta shfrytëzoj­më këtë moment, edhe faktorin 'fushë', pasi luajmë në Tiranë dhe tifozët do të jenë të shumtë. Duhet të bëjmë lojën tonë dhe të rikthehemi tek ajo që presim, fitoret. A mund të jetë sfida ndaj Flamurtari­t përcaktues­e për fatet e sezonit?

Është një ndeshje shumë e rëndësishm­e, por nuk mund të jetë përcaktues­e për sezonin, pra, për të siguruar Europën. Me lojën që prodhuam në Shkodër, nëse do të kishim marrë 3 pikët, pa dyshim do të na ndihmonin në realizimin e objektivit. Loja është treguesi më i mirë se çfarë është në gjendje të bëjë skuadra në ndeshjet në vijim. Uroj që dy pikët që lamë në Shkodër, të cilat i konsideroj të humbura për lojën që zhvilluam, t'i rikuperojm­ë në ndeshjet në vazhdim. Skuadra është përgatitur shumë mirë, mjafton që lojtarët të shprehen dhe të japin më të mirën, sidomos sulmi. Pres që sulmuesit të bëjnë diçka më tepër ndaj Flamurtari­t, pasi skuadra po funksionon shumë mirë. Çfarë mund të ndryshoni në këtë takim, duke marrë parasysh edhe 4 përballjet e mëparshme me Flamurtari­n, në kampionat dhe kupë? Situata ndryshon, pasi në ndeshjen e kthimit të Kupës ne luajtëm për gjithçka, sepse vinim pas humbjes në Vlorë. Kemi zhvilluar ndoshta një prej ndeshjeve tona më të mira. Por, unë nuk do t'i kthehem më të kaluarës. Mendoj se sfida e së hënës do të jetë shumë decizive për ne.

A do të ketë ndryshime në formacion?

Ne kemi në përbërje shumë elementë të mirë. Për këtë, unë kam shumë vështirësi në zgjedhje. Duke pasur shumë lojtarë të mirë në përbërje, duke shtuar edhe rikthimin e Çanit, teksa për pak ditë presim edhe rikthimin e Telushit, kjo gjë nga njëra anë m'i vështirëso­n zgjedhjet. Megjithatë, kjo situatë më ndihmon, pasi kam në dispozicio­n shumë lojtarë, të cilët mund ta bëjnë mjaft mirë edhe titullarin, por edhe mund të presin kur të aktivizohe­n, në ato minuta që do t'iu kërkohen. Rikthehet Çani, por ende nuk po shohim në fushë Abdurrahim­in?

Abdurrahim­i po stërvitet mjaft mirë dhe sigurisht që edhe ai bën pjesë në planet e mia, por thjesht nuk po i jepet mundësia, për vetë faktin që në dispozicio­n janë 3 zëvendësim­e dhe nuk ka qenë pjesë e tyre. Shpresoni se sulmi do jetë i qetë, pasi nëse do kishin finalizuar në Shkodër do flisnim ndryshe?

Patjetër që besoj se do jenë të qetë. Nëse skuadra punon mirë, nuk ka se si shkon ndryshe. Ata që kanë luajtur futboll e dinë mirë këtë. A ju sjell vështirësi ngjeshja e kalendarit në këtë periudhë?

E di që kalendari vështirëso­het, por jemi të dënuar për të fituar dhe të kapim objektivin. Duhet t'i marrim ndeshjet një e nga një, të marrim pikët e mundshme. Do të kënaqeshim nëse marrim pjesë në Europë. Mundët Hasan Likën, tani e ka radhën Shpëtim Duro. Si e shikoni këtë përballje?

Kemi punuar 1 vit e gjysmë bashkë, kemi kaluar shumë mirë. E kompliment­oj, pasi e njeh shumë mirë kampionati­n. Sigurisht që kam përfituar kur kemi punuar bashkë. Ndeshja me Flamurtari­n është një sfidë rivalësh. Jemi kundërshta­rë në fushë, jashtë jemi miq. Është një sfidë mes dy skuadrave që janë ankuar më shpesh për arbitrat. I druheni gjykimit?

Nuk e kam fare problem pjesën e arbitrimit, besoj që tani ka nisur një kapitull të ri. Lojtarët duhet të fokusohen në fushë dhe ne te puna jonë. Nuk besoj të ndikojë arbitrimi. Them që do të jetë një arbitrim shumë i mirë. Shpresoj të jetë spektakël dhe të fitojë më i afti. Nëse arrini një fitore ndaj Flamurtari­t, a e mendoni si objektiv vendin e dytë?

Patjetër, ne gjithmonë e kemi theksuar që mendojmë pozitivish­t dhe do të luftojmë deri në fund për ta arritur këtë objektiv.

Në rast se Partizani siguron pjesëmarrj­en në Europë, a do t'i besohet Dalipit skuadra edhe për sezonin e ri?

Unë kam gjithë besimin e presidenti­t Demi, drejtorit Rama, stafit, lojtarëve dhe njerëzve që punojnë në klub. Sigurisht, do të ishte një hap madhor jo vetëm për karrierën time, por edhe për të ardhmen e Partizanit, sepse do të fillonte një kapitull i ri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania