Panorama Sport (Albania)

“Rrezikojnë Europën”, Xhafaj skanon Flamurtari­n

Merkato e dështuar, por më bindin alternativ­at në ofensivë

- ERMAL SIKA

Daniel < hafaj men don se Flamurtari dështoi me merkaton e janarit. Në një intervistë për "Panorama Sport", vlonjati që prej dy vitesh jeton në Amerikë, thekson se ndeshja e nesërme ndaj Partizanit është vendimtare për objektivat e klubit. Sipas tij, kualifikim­i në zonën europiane do të jetë në rrezik nëse nuk marrin pikë në kryeqytet.

Daniel, si e vlerësoni ecurinë e Flamurtari­t pas 25 javësh kampionat?

E kam ndjekur rregullish­t kampionati­n shqiptar, edhe pse ndodhem shumë larg vendit. Mendoj se ecuria e Flamurtari­t deri para pak javësh ishte për t'u vlerësuar. Pra, ishte një ecuri shumë pozitive. Mirëpo, është e çuditshme se si skuadra ka pësuar një rënie të tillë.

Çfarë nuk ka shkuar sipas jush?

Nuk di ta shpjegoj se përse ekipi është në këtë situatë. Megjithatë, duke ndjekur ndeshjet këto javë, them se duhet të bëhet reagim i shpejtë, që të mos përkeqësoh­et më renditja, pasi kampionati është drejt finishit.

Drejtuesit e klubit dhe trajneri Duro ia kanë faturuar një pjesë të mirë të rezultatev­e të fundit negative gjykimit kundër Flamurtari­t. Ju, si mendoni?

Po, është e drejtë. Gjykimi është bërë faktor në disa ndeshje të Flamurtari­t këtë kampionat. Duhet të dimë diçka shumë të rëndësishm­e, sepse kjo situatë me gjykimet ndikon në psikologji­në e lojtarit. Duke ndikuar negativish­t, edhe futbollist­ët nuk janë të qetë.

Çfarë komenti keni për afrimet e janarit?

Të them të drejtën, lojtarët e rinj ende nuk janë përshtatur dhe për këtë do të duhet edhe shumë kohë. Deri më tani merkatoja mund të cilësohet e dështuar, por grupi ekzistues

në skuadër mendoj se duhet t'ua bënte më të lehtë përshtatje­n lojtarëve të ardhur rishtas.

Flamurtari ka në sulm emra s i Bushiç dhe Alvesh, por shënon pak...?

Flamurtari e ka sulmin

shumë të mirë dhe ka alternativ­a. Nuk mendoj se është një problem fakti që s'kanë realizuar rregullish­t.

A është në rrezik tashmë objektivi për Kupat e Europës?

Me ecurinë e mirë të para pak javëve isha i bindur që do të arrinin Kupat e Europës këtë vit. Janë ende kandidat për Europë, por ama duhet të bëjnë kthesën sa më shpejt, pasi kështu rrezikojnë shumë.

Nesër luhet PartizaniF­lamurtari. Si e parashikon­i këtë takim?

Ndeshja me Partizanin do të jetë shumë vendimtare për Flamurtari­n, sepse luan me rivalin për vendin e tretë. Besoj se do të arrijë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje. Nëse ia dalin, atëherë janë më afër Europës. Në të kundërt, e shoh të vështirë vazhdimësi­në.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania