Panorama Sport (Albania)

Gavazaj e quan kampionati­n të mbyllur: Nuk kemi rivalë

-

Enis Gavazaj është gati për debutimin me fanellën kuqezi. Mesfushori nga Prizreni, në konferencë­n e djeshme për shtyp theksoi se kampionati për Skënderbeu­n mund të quhet i mbyllur, pasi diferencat janë shumë të mëdha. "Si çdo futbollist, edhe unë kam menduar që të përfaqësoj ngjyrat e Kombëtares kuqezi. Kjo është si një ëndërr për çdokënd dhe një nga arritjet më të mëdha në karrierën e një futbollist­i. Pa dyshim që jam i kënaqur që jam i ftuar në Kombëtare. Skënderbeu është një trampolinë e mirë për ne futbollist­ët nga Kosova. Jam i bindur se do të arrij të tregoj veten akoma edhe më mirë dhe të mundohem gjithmonë të jap maksimumin tim në fushë", ka thënë fillimisht Gavazaj për grumbullim­in në Kombëtare. I pyetur për ndeshjen e sotme ndaj Luftëtarit, si dhe çështjen e titullit kampion, ai u shpreh: "Unë shoh si të vetmen mundësi marrjen e tri pikëve. Ky është objektivi ynë dhe do të mundohemi që të bëjmë më të mirën dhe të dalim me fitore nga ndeshja e sotme. Besoj se kampionati është i mbyllur. Unë e kam thënë edhe më herët kur diferenca nuk ka qenë kaq e madhe. Tani e them akoma më me bindje. Përderisa jemi 15 pikë para kur mbeten edhe 11 javë mund të them se gjithçka për sa i përket titullit është e mbyllur". Mesfushori me tipare sulmuese nuk është aspak pishman pse ka zgjedhur Shqipërinë dhe jo Kosovën. "Kam qenë pjesë e Shqipërisë që me grupmoshat, duke filluar nga U-19 dhe deri te Shpresat. Jam i lumtur që kam bërë këtë zgjedhje dhe besoj se kam zgjedhur më të mirën për mua", përfundoi Enis Gavazaj. Ll. S.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania