Panorama Sport (Albania)

Mungojnë Bregu dhe Shkurtaj, por Lika beson te surpriza në Korçë

Ruhet sulmuesi, ndërsa mesfushori ka probleme muskulore

-

Me Vasil Shkurtajn që ende nuk e ka kaluar plotësisht dëmtimin, Luftëtari merr një lajm tjetër të keq një ditë para transfertë­s me Skënderbeu­n. Mesfushori vlonjat, Dejvi Bregu, ka pasur probleme muskulore dhe nuk është stërvitur gjatë së shtunës, duke mos udhëtuar me ekipin në Korçë. Mungesa e tij është e sigurt, por për trajnerin Hasan Lika, Luftëtari ka një grup të kompletuar lojtarësh, që do të dinë të zëvendësoj­në më së miri si Bregun ashtu edhe Shkurtajn. Në konferencë­n për shtyp, trajneri i gjirokastr­itëve u shpreh besimplotë për një rezultat tjetër pozitiv. Pasi vlerësoi kundërshta­rin, Lika theksoi se edhe nëse skuadra e tij fiton në Korçë, sërish nuk mund të thuhet asgjë për objektivat. Sipas tij, çdo gjë mbetet e hapur, edhe pse tashmë bluzinjtë duan të jenë pjesë e Kupave të Europës.

TRAJNERI - "Si në çdo ndeshje jashtë apo brenda fushës, do të shkojmë për të marrë më të mirën. Edhe një pikë me kryesuesit e kampionati­t do të konfirmont­e se kemi bërë mirë javë pas jave. Gjithsesi, na duhet të bëjmë më mirë në vazhdimësi, pasi vetëm kështu mund të arrijmë objektivat që kemi. Mendoj se jemi një ekip i ndërtuar për të arritur suksese, por asgjë nuk mund të quhet e përfunduar edhe nëse fitojmë në Korçë. Na presin shumë beteja të rëndësishm­e përpara, por Europën e shohim mision të prekshëm për momentin, për aq kohë sa matematika është në lojë. Gjithsesi, ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Përballë kemi ekipin që për vite me radhë ka dominuar futbollin shqiptar, kështu që dihen vështirësi­të e takimit", deklaroi Lika.

TITULLARËT - Dilema jo të vogla për trajnerin rreth formacioni­t, me disa lojtarë në balotazh. Gjithçka nis nga qendra e mbrojtjes, ku nuk dihet nëse do të luajë Oltion Rrapa apo kapiteni Beqiri. Nga ana tjetër, në luftë për një vend janë edhe Minga me Lamçjen, si dhe Donald Rrapo me Marko Aurelion. Gjithsesi, Lika nuk ka për të hequr dorë nga moduli 4-2-3-1, teksa sërish gjasat janë që në majën e sulmit ta nisë Kristal Abazaj. Ky i fundit, në varësi të lojës, mund të spostohet si në të djathtë, ashtu edhe në të majtë të ofensivës. Ndërkohë, në portë është rikonfirmu­ar greku Athanasopu­los. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania