Panorama Sport (Albania)

Vllaznia e “burgosur” në mbrojtje, Gjoka bën plane pa Renato Malotën

' ezhjani nuk stërvitet, (u)aj e Kr*mi në d*shim prej dëmtimeve

-

Futbollist­i i Vllaznisë, Renato Malota, nuk mori pjesë në stërvitjen e kuqebluve ditën e djeshme. Pritej që të ishte dje në stërvitje, por ai nuk ka mundur që të bashkohet me ekipin, për arsye që tanimë janë bërë të ditura. Ai akuzohet nga Prokuroria e Lezhës për "falsifikim dokumentac­ioni" dhe mbi të rëndon akuza "arrest me burg". Por, ajo që mësohet është se lezhjani erdhi dhe sqaroi trajnerin Ernest Gjoka dhe shokët e ekipit se si qëndron kjo çështje. Përpara se të fillonte stërvitja e ditës së premte, Malota i ka thënë teknikut Gjoka se ai prej 5 vitesh administro­n një

lokal te zona turistike "Rana e Hedhun", pjesë e Shëngjinit të Lezhës. Malota, për çdo vit, ka nënshkruar një kontratë me bashkinë Lezhë lidhur me shfrytëzim­in e vendit ku ndodhet lokali te "Rana e Hedhun". Për këtë ka paguar edhe taksat që nevojiten. SQARIMI - Nga ana tjetër, Malota

ka sqaruar teknikun dhe ekipin se aty pranë ndodhet edhe një pronë tjetër që e ka trashëgimi nga gjyshi i tij, por që nuk ka lidhje me biznesin në fjalë dhe këtu mbrojtësi pretendon se ka një ngatërresë. Ngatërresa është mes vendit ku ndodhet lokali që administro­n dhe pronës së

trashëguar, Malota ka thënë se nuk ka kërkuar që të marrë tokën ku ndodhet lokali, gjë për të cilën akuzohet nga Prokuroria e Lezhës. Duke qenë emri i tij në dy prona, si administru­es te njëra dhe si bashkëpron­ar te tjetra. Malota është shprehur se mund të ketë pasur ndonjë ngatërresë. MUNGESA- Lezhjani është person i shpallur në kërkim sepse mbi të rëndon akuza "falsifikim dokumentac­ioni" dhe gjykata e shkallës së parë në Lezhë ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg". Tashmë duhet pritur se si do të shkojnë gjërat nëse Malota do të dorëzohet apo do të jetë policia që do e arrestojë lidhur me tjetërsimi­n e pronave si pjesë e grupit prej 23 personash, mes të cilëve edhe kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj. 12 zyrtarë dhe shtetas të tjerë janë arrestuar, ndërsa 11 të tjerë janë në kërkim mes të cilëve edhe Malota. Por, një gjë tanimë është e sigurt se Renato Malota, qendërmbro­jtësi i ekipit kuqeblu, nuk do të jetë pjesë e Vllaznisë në takimin e së hënës ndaj Kukësit. Kjo do të jetë një tjetër mungesë e madhe për teknikun Gjoka që me sa duket po njeh vetëm probleme që në momentin kur ka marrë drejtimin e Vllaznisë.

MUNGESAT - Por nuk është vetëm Malota që do të mungojë në takimin me Kukësin. Përveç tij, në mungesa të sigurta duken edhe ato të Vucajt e Krymit për shkak se të dy janë të dëmtuar. Kësisoj, stafi teknik i ekipit shkodran pa dyshim që është vënë sërish me një problemati­ke të madhe për të përzgjedhu­r 11-shen titullare. A. Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania