Panorama Sport (Albania)

Teuta pa “yllin” e skuadrës, Begeja: Vetëm për fitore

"Na kanë marrë katër pikë, aq sa diferena me Vllazninë"

- DRILON XHEPOLLARI

Teuta nuk mendon asnjë rezultat tjetër përveç fitores në takimin me Lushnjën që do të zhvillohet sot në orën 14:00 në stadiumin "Roza Haxhiu". Trajneri Begeja nuk do të ketë të gatshëm një prej lojtarëve më të rëndësishë­m të ekipit, kapitenin Çyrbja, që u dëmtua në ndeshjen ndaj Skënderbeu­t, gjithashtu edhe Alhasan të dënuar, por rikthehet Mustafov. Megjithatë, në një intervistë për "Panorama Sport", trajneri i durrsakëve deklaron se Lushnja është një skuadër që duhet respektuar.

Ju vjen keq që Lushnja ju ka marrë katër pikë në dy përballjet e para, aq sa është edhe diferenca juaj me Vllazninë?

Sigurisht që na vjen shumë keq, pasi nëse do të kishim ato katër pikë situata do të ishte ndryshe, megjithatë duhet të fokusohemi te e tashmja. E kemi përgatitur me kujdes këtë takim për të marrë fitoren.

Si keni planifikua­r të luani kundër myzeqarëve, duke parë që trepikëshi është detyrim?

Ne do të futemi në fushë me qëllimin për ta fituar ndeshjen, pasi nuk kemi çfarë të humbasim, por nga ana tjetër edhe Lushnja luan mirë dhe duhet ta kemi kujdes. E kemi parë që në ndeshjet e fundit i ka hapur punë çdo kundërshta­ri. Jo vetëm kundër Lushnjës, por ndaj çdo kundërshta­ri ne kemi luajtur në sulm.

Teuta krijon shumë raste, por i mungon goli. Çfarë nuk po funksionon me Latif?

Realisht, ekipi ka bërë ndeshje të mira dhe ne kemi shënuar minimumi një gol në çdo ndeshje. Duhet të kemi më tepër stabilitet dhe të tregohemi më të kujdesshëm si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Latif sakrifikoh­et për ekipin, por nuk ka arritur të zhbllokohe­t. Të gjithë presim më shumë dhe ai duhet të luftojë më tepër për të shënuar, pasi ekipi ka shumë nevojë për golat e tij.

Do të ndikojë mungesa e Çyrbjes në këtë përballje?

Arbëri është një futbollist shumë i rëndësishë­m për ekipin, përveçse ka shënuar disa gola, e ndihmon ekipin në disa elementë të lojës. Mungesa e tij do të ndihet në ekip, por të gjithë lojtarët që do të aktivizohe­n janë të motivuar për të dhënë më të mirën për të fituar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania