Panorama Sport (Albania)

Ndreun e kënaq barazimi, Plaku mendon mbijetesën

-

Barazimi i javës së shkuar në transfertë­n e vështirë të Flamurtari­t ka shtuar optimizmin te skuadra e Kamzës që në këtë sezon futbollist­ik ka bërë një paraqitje të mirë dhe e sheh veten katër pikë larg vendit të tretë, që të çon në Europë. Trajneri Ramadan Ndreu e sheh një sfidë mjaft të vështirë transfertë­n kurbinase, pasi do të kthehet në statusin e "ish"-it. "Personalis­ht mendoj se do të jetë një ndeshje e fortë, ndaj një skuadre që ka luajtur shumë mirë në këtë sezon futbollist­ik. Si ne ashtu edhe Laçi jemi dy ekipe që luajmë në sulm dhe kjo do të na japë më shumë mundësi që të përdorim shpejtësin­ë e Plakut, për të ndëshkuar kundërshta­rin. Natyrisht që në këto ndeshje duhet të kemi edhe pak fat", ka thënë trajneri, i cili flet edhe për objektivin në këtë sfidë. "Do të jetë një ndeshje ndryshe nga dy të parat ku ne kemi fituar dhe një pikë do të ishte pozitive për ne. Në fushë do të kërkoj një skuadër agresive pasi na duhet medoemos një rezultat pozitiv. Kështu që është e pamundur të bësh parashikim­e pasi është një takim i hapur që i ka brenda të tria rezultatet", ka mbyllur Ndreu. Plaku - Autori i nëntë golave në këtë sezon futbollist­ik me fanellën e kamzalinjv­e, Sebino Plaku, në një prononcim për "Panorama Sport", ka folur për ndeshjen e radhës ndaj Laçit, duke e konsiderua­r të vështirë. "Në këtë fazë ku ka hyrë kampionati nuk ka më ndeshje të lehta apo të vështira, pasi ne i kemi vlerësuar të gjithë njësoj. E njëjta gjë është edhe ndaj Laçit, ekipit që ka një specifikë të veçantë, sidomos në ndeshjet që luan brenda dhe ka eksperienc­ë të gjatë në Superiore. Ne do të bëjmë lojën tonë për të mos gabuar, por theksoj se do të jetë një ndeshje e hapur që i ka brenda të tria rezultatet", ka thënë fillimisht Plaku, që flet edhe për objektivin. "Te Kamza që në momentin që ka nisur Kategoria Superiore, janë shprehur se do të jetë në garë për mbijetesë dhe vazhdojnë t’i qëndrojnë atij mendimi. Por, normalisht në rast se arrijmë diçka më shumë deri në fund të sezonit kjo do të jetë pozitive", ka mbyllur Plaku që është një nga lojtarët e rëndësishë­m në repartin e sulmit. Armand Halili Fitore Barazime Humbje Gola (+) Gola (-) Ndeshje pa pësuar Gola të shënuar për ndeshje Gola të pësuar për ndeshje Ndeshje pa shënuar Fitorja më e thellë Humbja më e thellë

0-15' 15-30' 30-45' 45-60' 60-75' 75-90'

LAÇI

Total Brenda Jashtë 11 6 5

6 3 3

8 3 5 30 15 15 26 9 17

9

1.2

1.04

8

3 - 0

0 - 4

5

1.25

0.75

4

4 - 2

0 - 1

4

1.15

1.31

4

3 - 0

0 - 4

MINUTAT KUR SHËNOJNË 6.7% 7.4% 6.7% 18.5% 16.7% 11.1% 33.3% 11.1% 20% 14.8% 16.7% 37%

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania