Panorama Sport (Albania)

Kastrioti përmbys Dinamon dhe prek elitën

Blutë shënuan të parët, por u dorëzuan në vetëm tetë minuta

- LIRIDON PASHA

Kastrioti është rik thyer te fitorja pas barazimit të një jave më parë në Lezhë. Dje krutanët mposhtën Dinamon, ndonëse e nisën lojën në disavantaz­h. Kryeqyteta­sit, duke përfituar nga një kundërsulm, arrijnë të surprizojn­ë vendësit dhe është Hasa ai që arrin të kalojë edhe portierin Kuka duke "heshtur" stadiumin, i cili në këtë takim kishte një numër të konsiderue­shëm tifozësh. Krutanët reagojnë shpejt dhe gjashtë minuta më pas barazojnë shifrat me Kabirun, ndërsa në të 24- ën kthejnë rezultatin në 2-1, falë golit të shënuar nga Taulant Marku. NDESHJA

Mario Morina, sulmuesi dinamovit, është ai që e shkelmon topin e parë nga mesi i fushës duke i dhënë startin kësaj sfide. Minutat e para, të dyja skuadrat studiojnë njëra- tjetrën, e krutanët tregohen më kërkues. Është Rigels Hoxha, ai që ka një rast shënimi, por topi përfundon mbi tra. Miqtë kundërsulm­ojnë, dhe kombinojnë mjaft bukur me njëri-tjetrin dhe Hasa depërton në zonën e krutanëve dhe pasi shmang edhe portierin Kuka, arrin që të kalojë skuadrën e tij në avantazh 0-1. Vendësit nuk demoralizo­hen, por hidhen menjëherë në sulm në kërkim të golit të barazimit, i cili do të vinte pas dy-tre rasteve të shpërdorua­ra

nga Kabiru dhe Marku. Në të 16- ën, Çutra kombinon me Lilajn, ky i fundit pasi driblon dy mbrojtës miq, arrin të krosojë në zonë, aty ku Kabiru nuk e ka të vështirë të shënojë, duke baraspeshu­ar gjithçka. Në të 15- ën, Mziu shënjestro­n

portën dhe gjuan fort, por portieri Saraçi bëhet shpëtimtar. Krutanët nuk heqin dorë dhe insistimet e tyre shpërblehe­n dhe protagonis­t bëhet sërish mesfushori Skënder Lilaj, i cili i jep asist Markut dhe ky i fundit realizon golin e fitores. Edhe fraksioni

i dytë i takimit ka ritëm të lartë, me miqtë që kërkojnë të barazojnë dhe krutanët që kërkojnë të shënojnë golin e sigurisë. Megjithatë, vendësit janë superiorë dhe kjo tregohet edhe nga goditjet e këndit të fituara, plot 14 përballë 1 të miqve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania