Panorama Sport (Albania)

Besa bën "dhurata", Burreli surprizon sërish

-

Pas tri fitoresh radhazi, Besa është ndalur në një barazim 2-2 në fushën e vet në sfidën ndaj Burrelit. Një takim me shumë raste dhe spektakël, ku verdhezinj­të i ka shpëtuar nga humbja Bakalli me golin e tij të shënuar në minutat e fundit. Përpara startit të kësaj përballjej­e u mbajt 1 minutë heshtje në nderim të ish-futbollist­it dhe ish-trajnerit të Besës, Hasan Gërmanit, i ndarë nga jeta 3 ditë më parë. Pas kësaj ndeshjeje, Besa është në krye të grupit me pikë të barabarta me Korabin.

Ndeshja - Miqtë treguan që në start se në Kavajë kërkonin të mos dilnin të mundur e kjo u dëshmua në 6 faulle të tyre të shkaktuar vetëm në 2 minutat e para të lojës. Verdhezinj­të në anën tjetër e nisën me dëshirë e bindje në fitore, teksa morën frenat e lojës në dorë. Janë aksione të dendura të Besës, që godet portën mike disa herë me anë të Dikson, Onuh dhe Oshafit, por pa gjetur dot golin. Kjo edhe për meritë të veçantë të portierit mikm Selacit, që dominoi në ajër në të gjitha krosimet. Dhe kur pritej goli i Besës, Levendi për miqtë shfrytëzon mjeshtëris­ht një përplasje në zonë të Diksonit me Ajazin dhe ndërsa miqtë pretenduan për 11- metërsh, gjyqtari vijoi lojën dhe Levendi i vetëm shënoi. Atë që se bënë sulmuesit e Besës, e bëri i riu Oshafi, që në një pozicion të vështirë diagonal me portën, godet dhe barazon shifrat. U besua se tashmë Besa do shënonte golin e avantazhit, pasi loja po dominohej prej saj. Por, jo vetëm nuk ndodhi kështu, por një mosmarrëve­shje amatoreske mes Dikson-it dhe daljes së portierit të ri Puja-s, është Ibrahimall­ari që përfiton dhe shënon duke kaluar Burrelin në avantazh. Pjesa e dytë nis me po atë pamje të 45 minutave të para, ku Besa dominion në lojë e qarkullim topi dhe miqtë që besojnë te kundërsulm­i i shpejtë me Mëllugjën e Ajazin. Ky presion i Besës do të prodhonte 11-metërsh për vendësit pas pengimit të kapitenit Mihani. Ky i fundit merr përgjegjës­inë e ekzekutimi­t, por këtë herë është shtylla pingule që bëhet aleat me portierin Selaci. Do të jetë pikërisht tiranasi Bakalli që shpëton Besën nga humbja, teksa me kokë në rrëmujë e sipër shënon duke barazuar shifrat në të 86-ën. Feriz Ferizaj GOLAT: Oshafi 25', Bakalli 86'/ Levendi 11', Ibrahimlla­ri 45' BESA: Puja, Ramilli, Perja, Biba (Bakalli 70'), Dikson (Kullolli 46'), Deliallisi, Thaçi, Oshafi (Duka 50'), Onuh, Mihani, Pasha. ( Në dipozicion: Dobjani, Bushati, Cara). Trajner: B.Sinella BURRELI: Selaci, Ujka, Ibrahimlla­ri, Simonov, Danaj, Stana, Mëllugja, Peçi (Fejzaj 61'), Beçka, Ajazi (Përgjoni 80'), Levendi (Osmanllari 46'). ( Në dispozicio­n: Hila, Muçaj, Bërdufi). Trajner: J.Ahmataj KARTONË TË VERDHË: Ramilli 19'/ Peçi 35', Ajazi 80', Mëllugja 89'

GJYQTARË: E.Halo(Memaliaj),P.Puto (Gjirokastë­r), N.Rrapaj (Patos) VËZHGUES: Lirim Çuko (Tiranë) DELEGAT: Eduart Gjini (Tiranë)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania