Panorama Sport (Albania)

Elbasani nuk njeh rivalë, "poker" Domozdovës në derbi

-

Elbasani nuk has pengesa as në derbin me Domozdovën, teksa e likuidon këtë të fundit me anë të një "pokeri". Një pjesë e parë pa gola, ndërkohë që verdheblut­ë shpërthyen në të dytën, ku shënuan plot katër herë. Fillimisht ishte Lleshi me një eurogol nga jashtë zone, që zhbllokoi shifrat dhe më pas "kanibali" Mici realizoi një tripletë personale, duke hedhur në tapet prrenjasak­ët dhe duke i dhënë tri pikët skuadrës së Elbasanit. NDESHJA - Përballja do të niste e qetë nga të dyja kampet, me elbasanasi­t që mundohen të shtyjnë disi më shumë përpara. Të dyja ekipet krijojnë disa raste sporadike, por pa vënë në vështirësi portat respektive. Gjithsesi, fraksioni i parë i lojës mbyllet pa shumë emocione, me verdheblut­ë që duhet të bënin diçka më shumë për të tentuar fitoren. E dyta nis me një tjetër Elbasan, me Jurgen Lleshin, që lëshon një silurë nga jashtë zone në të 52ën dhe sfera ndalet në trekëndësh, duke i dhënë avantazhin verdhebluv­e. Një gol për t'u vënë në kornizë, por pa kaluar mirë nga festimi, dy minuta më pas është Denis Mici që dyfishon shifrat. Janë minuta që flasin për verdheblut­ë dhe në të 57-ën Mici shënon të tretin, duke e dërguar rezultatin në 0 me 3. Me këto shifra gjithçka duket e mbyllur, por për ta bërë të paharruesh­me këtë ditë për veten e tij, Mici ia del të shënojë edhe golin e katërt, të tretin personal në këtë sfidë. Mbyllet gjithçka 0 me 4, me Elbasanin që marshon i pari dhe pret ndonjë "dhuratë" nga Delvina sot, për të ndalur Orikumin. Vladimir Mema GOLAT: / Lleshi 52', Mici 54', 57', 76'

DOMOZDOVA: Miza, Gurra, Rira, Kukli (Kruja 72'), Duka, Karaj (E.Bozha 78'), Stojku, Coka, Kaca, Dushku (Cërriku 56'), K.Bozha. Trajner: E. Karriqi ELBASANI: Kotorri, Mici, Suvarija, Beqiri, Lleshi, Dosti, Bullari (Meto 46'), Halili, Duka, Luta (Ukaj 46'), Zhupa (Dalipi 58'). Trajner: E. Merxha KARTONË TË VERDHË: Bozha 87' / Luta 42', Beqiri 65', Dosti 88' GJYQTARË: E. Kotomelo, B. Hamzaj, E. Çepunaj/ E. Zaçellari (Korçë)

VËZHGUES: A.Nase (Tiranë) Delegat: J.Bespalla (Durrës)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania