Panorama Sport (Albania)

Egnatia rikthehet te fitorja, Besëlidhja dorëzohet

Henry dëmtohet dhe përfundon në spital

-

Egnatia ka marrë një fitore me vlera në shtëpi ndaj Besëlidhje­s, në një ndeshje e cila i ka pasur brenda saj të gjitha. Një gol i shënuar në minutën e 27-të nga Ezike ka qenë vendimtar për skuadrën e drejtuar nga trajneri Gjonaj, e cila arrin të sigurojë vendin e dytë në tabelën e klasifikim­it. Miqtë nga Lezha fillimisht e kanë pasur të vështirë që të ambientohe­n me terrenin, ndërsa në pjesën e dytë, pavarësish­t tentativav­e, nuk kanë mundur që të barazojnë shifrat. Por ajo që ka shqetësuar rrogozhina­sit ishte një incident me mesfushori­n nigerin Henry, i cili në minutën e 66' të pjesës së dytë, pas një përplasjej­e me një nga kundërshta­rët, ka rënë në fushë dhe është dashur ndërhyrja e stafeve mjekësore të të dy ekipeve që situata e tij të stabilizoh­ej dhe të nisej me ambulancë drejt spitalit të Durrësit. Burime të "Panorama Sport" bëjnë me dije se ai ka marrë një dëmtim në qafë dhe do të duhet disa ditë që të rikthehet në gjendjen e tij optimale. "Më vjen mirë që pas dy javësh u rikthyem te fitorja. Jam i kënaqur, pasi lojtarët i zbatuan detyrat e dhëna gjatë javës stërvitore. Egnatia deri këtu ia ka dalë të tregojë se është një skuadër që duhet respektuar", tha trajneri i Vladimir Gjonaj.

Deklarata - "Pësuam një humbje minimale në Rrogozhinë ndaj Egnatias, që ia doli të shënojë që në fillim pas një gabimi të mbrojtësve tanë. Gjatë 90 minutave u munduam të ndërtojmë aksione për gjetjen e golit, por finalizimi ishte i dobët. Be-

sëlidhja i ka forcat që në javët në vijim të rikuperojë sa u përket pikëve që na rikthejnë në qetësinë e duhur. Ne do luajmë fort deri në fund të sezonit që të sigurojmë një vend komod në renditjen e Grupit A", ka thënë trajneri i Besëlidhje­s, Gledi Lani. Aldo Buzi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania