Panorama Sport (Albania)

Gjyqtarët mësyjnë në stadium, Arbri jep “shou” prej... beratasi

-

- Kontroll i madh në hyrje. Duke qenë se ndeshja ishte pa tifozë, për shkak të dënimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës, klubi, policia dhe federata u vendosën para përgjegjës­isë dhe nuk lejuan që të futeshin ata që kishin emrin. Me rregullore nuk mund të rrinë më shumë se 40 vetë në tribunë dhe ky "ligj" u zbatua vetëm 5 minuta dhe mund të themi që u thye prej vetë FSHF-së, që futi edhe disa arbitra, që u akomoduan në këndin e gazetarëve.

- Era e madhe detyron punonjësit e stadiumit që të largojnë reklamat.

- E 6-ta minutë dhe trajneri Gersi Arbri e ka me portierin Kaloshin: "Kujdes me topin kur është në 16-she".

- Hyseni dhe Maveje bëjnë "xing". Përplasen kokë më kokë në mesfushë por pas kontrollit të mjekëve, situata u qetësua dhe askush nuk mbeti me pasoja.

- Trajneri i Tomorit "thumbon" arbitrin, duke i kërkuar llogari për një goditje dënimi në të 19-ën, ndërsa i drejtohet kapitenit, duke i thënë me tonin tipik prej beratasi: "O Eno jepi shiritin atij". - Kopaçi i shkakton faull Kërçikut në të 16-ën në mesfushë, trajneri Arbri: "Jepi dorën, jepi dorën"...

- Një faull në mesfushë në të 17-ën për Tiranën, irriton beratasit që ishin në tribunë: "O arbitër, lëri të luajnë".

- Arbri këshillon Çaçon në të 20-ën: "Mos e mbani topin, me dy takime dhe dilni para".

- Arbri nuk ndalet dhe të në të 21-ën dëgjohet "O arbitër, ça bën ore... Do mbash (arbitrosh) mirë apo jo?!".

- Një rivënie anësore për Tiranën në të 25-ën "tërbon" miqtë dhe Arbrin që insiston: "O arbitër mbaje mirë... E shikon ça po bën?!".

- "Afrohu kur të them unë", arbitri i tërheq vëmendjen Pogradecit në të 27-ën.

- Beratasit në tribunë ironizojnë në të 32-ën, kur thonë: "Para Tirona".

- E para herë që Ze Maria del vetë nga pankina për të sinjalizua­r ndërrimin. Në të 37-ën, kur sulmi shpërdori një rast perfekt, ngre zërin dhe i kërkon Halilit që të lërë nxemjen se do të futet në fushë.

- Daci irritohet me anësorin Barushi në të 38-ën dhe ndëshkohet me të verdhë. Trajneri i kërkon qetësi, lojtari: "Ça Daci, Daci... E sheh ca bëhet..."

- Tërbohet Greca. Ndërrimi pa u mbyllur pjesa e parë nuk është pritur mirë prej tij duke folur nëpër dhëmbë.

- Një kundërsulm i Tomorit në të 40-ën dhe Daja u ndëshkua për faull në mesfushë vetëm me të verdhë, në tribunë i ankohen delegatit: "O Lysjen e sheh ça bëhet? Arbitrat nga Tirana. Ja ça bëjnë". Pas penalltisë, trajneri Arbri u kërkon lojtarëve të vazhdojnë lojën, Bitri: "Po ça loje, a vazhdohet kështu"?

- Vjen pushimi mes pjesëve dhe Arbri kapet sërish me arbitrat, madje mundohet që ta ndalë për të biseduar, por pengohet nga policët.

- E 55-ta minutë dhe pas daljes së Mitrajt, stafi teknik zhvendos Eneo Bitri nga mbrojta në sulm.

- Përkrah Refik Halilit shfaqet Sajmir Shehri, ish-administra­tori i klubit.

- Grent Halili fitoi penallti dhe kishte dëshirë ta gjuante vetë, të paktën kjo u duk kur u kthye nga bankina, si për t'i kërkuar leje Ze Marias, megjithatë në fund u vendos që ta ekzekutont­e Ngoo. - Sentamu humb Apoloninë, merr të katërtin të verdhë. Megjithatë, nuk përbën shumë problem, pasi ndaj Apolonisë nuk do luante prej Kombëtares, duke qenë se është i grumbullua­r.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania