Panorama Sport (Albania)

Ze Maria: Do ndërroja 6 lojtarë

“Dëgjoj muzikë para çdo ndeshjeje, pasi të ngjitemi do flas për kontratën”

- ADELA MERKO

e Maria i kënaqet vetëm rezultatit dhe shkëputjes, por jo lojës. Trajneri i Tiranës mirëkupton "tërbimin" e Grecës dhe shpjegon dënimet që u ka dhënë lojtarëve që bëjnë gabime disiplinor­e. Gjatë intervistë­s së dhënë për mediat, braziliani foli edhe për të ardhmen, si edhe zbuloi "sekretin" e tij që lidhet me muzikën...

I kënaqur për fitoren?

Po, por për rezultatin.

Pse për barazimin e Bylisit nuk jeni...?

(Qesh) E mora vesh tani. Shkëputja na jep komoditet, por duhet të dimë që janë edhe 6 javë, ndaj gjithçka mund të ndodhë.

Po loja nuk ju bindi?

Në pjesën e parë nuk më pëlqeu.

Për këtë motiv e ndërruat Grecën?

Po të mundesha, do ndërroja 5-6 lojtarë. Greca ishte njëri, ndërsa të tjerëve u fola në pushim dhe lojën e rinisëm me tjetër mentalitet­et dhe vendosmëri dhe kjo u duk te goli.

Duket se pas çdo gabimi, ju i dënoni lojtarët, kështu keni vepruar me Dokën, Ngoonë e Turtullin...

Me Dokën ishte çështje sjelljeje, e njëjta gjë ndodhi me Ngoonë. Sakaq, Turtulli e di që është vendim për shkak të sjelljes. Nuk jam tipi i trajnerit që i dënoj se bëjnë një gabim në fushë. Kjo i ndodh kujtdo, edhe mua apo stafit tim. Kjo është çështje disipline dhe të gjithë duhet të respektojn­ë. Kur nuk luan, kjo vjen prej asaj që ke bërë në stërvitje. Përveç rastit të Ngoosë, i cili e pagoi gabimin.

Po Greca do paguajë që doli ashtu nga fusha?

Jo, pasi nuk bëri asnjë veprim disiplinor. E nxora për çështje teknike, edhe pse nuk e pashë çfarë ndodhi. Pastaj është normale që një lojtar të mërzitet kur ndërrohet në pjesën e parë. Nuk është absurde.

Luani edhe dy javë për këtë fazë të parë të "play off"-it, me dy fitore do jeni më pranë ngjitjes?

Pas 10 ditësh kemi një ndeshje të rëndësishm­e në shtëpi me Apoloninë, ekip që barazuam jashtë fushe. Por, së pari unë pres që të marrim ndeshjet tona. Nëse i fitojmë, do të thotë që do të shkonim në +7 në fazën e dytë të "play-off"-it. Por, në futboll ndodhin shumë gjëra, ndaj duhet kujdes i madh.

Trajneri i Tomorit kishte shumë ankesa për gjykimin?

Kur nuk fiton, ka gjithnjë vend për ankesa, kështu kam bërë edhe unë. Ai e ka parë ndeshjen në mënyrën e tij. Unë s'i kam "dënuar" kurrë arbitrat dhe as nuk kam në plan që t'i kompliment­oj.

Turtullin do e shohim në

fushë?

Turtulli po stërvitet.

Keni folur me klubin për të ardhmen tuaj dhe Superioren?

Nuk është koha për të folur për të tilla gjëra. Unë jam i përqendrua­r që të kthej ekipin në Superiore. Pasi t'ia dalim, do kemi dy muaj pushim, ndaj na del koha për të folur për kontratën dhe të ardhmen.

Ju vjen keq që nuk shkuat në gjysmëfina­len e Kupës?

Po, pasi bëmë shumë mirë në ndeshjen e parë. Por, në fund të fundit humbëm ndaj një skuadre të fortë dhe jo një ekipi çfarëdo.

Nëse do të jeni trajner edhe vitin tjetër, do të ketë ndryshime?

Është herët për të folur, fillimisht duhet të shkojmë. Kemi

6 javë dhe ndoshta një finale, duhet të fitojmë titullin dhe më pas mendojmë.

Mendoni se bëtë zgjedhjen e duhur me Halilin, pasi bëri edhe protagonis­tin me asistin dhe penalltinë?

Bëri mjaft mirë, ashtu si një javë më parë kur edhe shënoi. Po rritet. Është një lojtar që po përmirësoh­et ndeshëm dhe këtë nuk e them se është djali i

presidenti­t, pasi edhe Bardhi apo Muçi po rriten dita-ditës. Sigurisht nuk janë për të qenë titullar, por avash- avash mund të bëhen.

Një kuriozitet, pse i mbani gjithnjë kufjet në vesh, me kë flisni?

Unë dëgjoj muzikë para ndeshjes për t'u relaksuar dhe përqendrua­r, këtë e bëja edhe si lojtar.

 ??  ?? Hoze Marselo Ferreira, trajneri brazilian i Tiranës
Hoze Marselo Ferreira, trajneri brazilian i Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania