Panorama Sport (Albania)

Isufi tregon kërcënimet: Na flisnin për armë dhe plumba

-

Enes Isufi është vetëm 17 vjeç dhe luan për Vllazninë B. Një prej lojtarëve të talentuar shkodran, i cili është grumbullua­r edhe nga Kombëtarja U-19. Dje ra pre e kërcënimev­e nga administra­tori i Korabit, Fehmi Mëziu. Në një prononcim për gazetën, Isufi tregon gjithçka ndodhi në fushë në sfidën e djeshme. Ai thotë se Mëziu e ka kërcënuar duke i thënë se do t'i fuste plumbin. Sipas tij, kjo është një situatë e papranuesh­me.

Deklarata - Në një reagim për gazetën "Panorama Sport", Isufi shprehet: "Ne po debatonim mes lojtarësh në fushë kur erdhi edhe administra­tori Fehmi Mëziu dhe më kërcënoi mua dhe shokët e tjerë se do na fuste plumbin. Na kërcënoi duke në thënë se do na fuste plumbin. Përmendte armë dhe plumba apo gjëra të tilla", tha fillimisht Isufi. I pyetur nëse u frikësuan nga kjo histori, lojtari përgjigjet: "Sigurisht që ne nuk e morëm seriozisht dhe nuk u frikësuam për ato që thoshte, por këto janë të papranuesh­me. Ne luajmë futboll të pastër dhe mundohemi të japim maksimumin. Por, këto që ndodhin janë të papranuesh­me. Pas kësaj ndeshjeje më vjen keq vetëm që humbëm dhe për më tepër kur ka ngjarje të tilla. Ne duam të luajmë futboll normalisht, ndërsa këta po na e vështirëso­jnë. Përtej gjithçkaje, ne do të vazhdojmë të luajmë normalisht në çdo takim dhe do japim maksimumin në fushë për ta mbajtur skuadrën në Kategorinë e Parë", tha Isufi në reagimin e tij për gazetën "Panorama Sport". Ndërkaq, një pjesë e mirë e lojtarëve të skuadrës shkodrane janë të rinj dhe duke parë atë që ndodhi në Dibër, prindërit e tyre kanë në qenë të shqetësuar deri në momentin kur futbollist­ët kanë mbërritur shtëpitë e tyre.

 ??  ?? Enes Isufi duke treguar shenjat e dhunës
Enes Isufi duke treguar shenjat e dhunës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania