Panorama Sport (Albania)

Taku nderon Korabin, mbijetesa më pranë

-

Korabi ka marrë një fitore të rëndësishm­e dje duke mundur Vllazinë B 1-0 dhe ngjitet në krye të Grupit të "play-out"-it. Loja nis e shpejtë dhe janë vendësit më kërkues, duke sulmuar me Hajdarin e Dycën. Por, me kalimin e minutave janë vendësit që marrin frenat e lojës dhe hidhen në sulm. Dhe në të 22- ën zhbllokohe­t rezultati. Është Lleshi që shërben mirë për Takun, i cili shënon dhe kalon Korabin në avantazh. Më pas janë Lleshi e Hyseni që humbasin raste të pastra, ndërsa pjesa e parë u mbyll me ketë rezultat. Në të 80-ën, Lleshi ka një rast të pastër për të dyfishuar, por pa rezultat. Në minutën e fundit shtesë ka një përplasje mes portierit vendës Laço dhe lojtarit mik Borshi, në një kohë që tensioni transferoh­et edhe në pankinat përkatëse. Gjyqtari i nxjerr të dy lojtarët me karton të kuq, njëkohësis­ht largon nga stoli edhe administra­torin e Korabit, Fehmi

Mëziu dhe trajnerin mik, Kraja. GOLI: Taku 22'

KORABI: Laço, Doçi, Tola, Osmani, Kalluci, Veliaj (Raza 82'), Prendi, Taku (Hysi 80'), Karaj, Lleshi, Hyseni (Çakashvili 90'). Trajner: D.Bubeqi VLLAZNIA B: Vjerdha, Borshi, Dyca, Hotaj, Bega, Rajçeviç (Hoxha 58'), Isufi, Djepaxhia (Tula 85'), Balaj (Kushi 88'), Hajdari, Pusi. Trajner: E.Kraja Kartonë të verdhë: Tola 83', Karaj 77', Borshi 28', Balaj 67', Isufi 65'

KARTON TË KUQ: Laço 92', Borshi 92'

GJYQTARË: R. Muska, R.Shaba, E.Morina (Tiranë) VËZHGUES: B.Meço (Tiranë) DELEGAT: P.Laçi (Pukë)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania