Panorama Sport (Albania)

Klubi i Korabit: Shpifje, askush nuk është kërcënuar

-

Klubi i Korabit ka reaguar në mbrëmjen e djeshme pas akuzave nga stafi teknik dhe lojtarët e Vllaznisë B për kërcënime gjatë ndeshjes së luajtur dje në Peshkopi. "Duke marrë shkas nga prononcimi i trajnerit Kraja se ai dhe lojtarët e tij janë dhunuar dhe ofenduar, në mënyrë të përsëritur ky person po përbalt emrin e klubit që përfaqëson dibranët me akuza të pabaza dhe shpifje. Lojtarët e Vllaznisë B dhe trajneri i tyre kanë treguar mungesë respekti ndaj tifozëve dibranë dhe klubit Korabi në dy takimet e zhvilluara në Peshkopi dhe Shkodër. Në Peshkopi barazuan 1-1 dhe thyen stolat e pankinës, ndërsa në Shkodër është dashur ndërhyrja e policisë dhe FNSH-së që të qetësohet situata, pasi trajneri është konfliktua­r verbalisht në prani të delegatit dhe vëzhguesit me stafin e Korabit. Është e habitshme se pas çdo takimi në transfertë, prononcime­t e trajnerit të Vllaznisë B janë të tilla për çdo ekip, me të cilin është ndeshur. Klubi i Korabit, duke publikuar ndeshjen e plotë, do të vërtetojë që takimi është zhvilluar në kushte 'fair-play' dhe tepër korrekte në të gjitha aspektet. Ndërhyrja në fushë është bërë pas ndërprerje­s së ndeshjes nga kryesori i takimit, i cili ndëshkoi me karton të kuq Laçon dhe një lojtar të Vllaznisë B. Portieri ynë është ofenduar, pasi gjendej i shtrirë përtokë dhe është dashur ndërhyrja e zv.trajnerit të Vllaznisë B dhe stafit të Korabit, për të shuar konfliktin e shkaktuar nga lojtarët miq. Me anë të telefonave dhe prononcime­ve përpiqen të justifikoj­në punën e tyre, ndërkohë që hedhin poshtë mundin dhe djersën e lojtarëve dhe stafit të klubit tonë. Nëpërmjet pamjeve filmike do të informojmë opinionin publik dhe do të provojmë se takimi për 93 minuta është shoqëruar vetëm me duartrokit­je dhe lojë të bukur", shkruhej në reagimin e klubit dibran në "Facebook".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania