Panorama Sport (Albania)

Pogradeci “tërbon” Bylisin

Miqtë nuk hapin rrugë, vendësit mallkojnë edhe erën që dje e kishin kundër

-

ylisi ndalet në shtëpi në një barazim 1-1 dhe sheh Tiranën që i largohet më shumë. Ballshiotë­t bëjnë një hap të gabuar në fushën e tyre përballë një rivali që nuk ka asnjë objektiv, por dje bëri një lojë të fortë, ndërsa kishte hyrë në fushë me synimin që minimalish­t të shmangte humbjen. Një javë më parë, Pogradeci u mund lehtësisht nga Tirana, ndërsa dje bëri një rezistencë të madhe, duke ndalur Bylisin. Me këtë barazim, ballshiotë­t e shohin veten 4 pikë larg Tiranës dhe shpresat për vendin e parë zbehen.

NDESHJA - Bylis që në minutat e para ka tentuar të gjejë rrugën e rrjetës me Ntepen e Muratajn, por edhe Granadon e Mahmutaj që i janë afruar portës së Malit, por pa arritur të shënojnë. Pogradeci ka qarkulluar topin, ndërsa era e fortë në pjesën e parë ka qenë një tjetër kundërshta­r për Bylisin, ku në disa raste, topave e pasimeve të gjata të vendësve u ndryshonte destinacio­ni. Goli i miqve vjen në një aksion mjaft të bukur, ku pogradecar­ët zbresin me një

kundërsulm dhe Kame mjaft i shkathët e ka dërguar topin në rrjetë. Shokohen vendësit që rrisin presingun, ndërsa miqtë mbrohen me forca të shumta. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 0-1 të miqve. Në pjesën e dytë, ballshiotë­t i japin hapësira Bellës në vend

të Kolgegës, ndërsa Kullira del para mbrojtjes, duke thyer aksionet e miqve. Bylisi i afrohet golit me Granadon dy herë, por Mali është i pakalueshë­m. Pas tij, Buzi e më pas Murataj kanë disa raste. Në të 56-ën është Murataj që barazon rezultatin dhe u jep

zemër ballshiotë­ve. Në minutat e mbetura luhet në portën e miqve, ndërsa Bylisi ka 5- 6 raste goli, ndërsa miqtë përpiqen të shtyjnë minutat dhe vonohen me të shtrirat në fushë pa kriter. Zizi me një goditje silurë provon nga jashtë zonës, por topi kalon ngjitur me shtyllën e djathtë të Malit. Pas tij provojnë Granado e Murataj, por gol nuk ka. Edhe në 5 minutat shtesë i afrohen dy herë golit ballshiotë­t, me Muratajn e Granadon, por të dy janë të pasaktë. Vërshëllim­a e gjyqtarit dëshpëron vendësit.

TRAJNERI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania