Panorama Sport (Albania)

Iliria ngec në shtëpi, Naftëtari “ëndërron” deri në fund

-

Iliria ka humbur një mundësi të mirë për të hedhur një hap të rëndësishë­m drejt mbijetesës. Fushë- krujasit nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në fushën e tyre në sfidën ndaj Naftëtarit. Miqtë ia kanë arritur qëllimit që të merrnin një pikë dhe vazhdojnë të shpresojnë te mbijetesa.

NDESHJA - Loja ka nisur me Ilirinë në sulm, por pa qartësinë e duhur. Fillimisht është Zuna në minutën e 3-të që godet, por topi kalon mbi tranversë. Më pas, Xhabrahimi në të 15-ën del i zbuluar vetëm me portierin Kaloshi, por që shënjestra e tij është e gabuar. Futbollist­ët e Ilirisë e rrisin presionin në portën kuçovare, por miqtë nuk dekurajohe­n, por me një shpirt gare të admirueshm­e jo vetëm që zmbrapsin sulmet e vendësve, por kërkojnë të gjejnë ndonjë moment për të rrezikuar. Lojtarët e Ilirisë e shpërnguli­n lojën në gjysmëfush­ën mike, por pa rezultat edhe pse si Xhabrahimi ashtu edhe Doçi nuk arrijnë të gjejnë rrugën e rrjetës pasi portieri Kaloshi ILIRIA: Ujka, Sala, Dule, Boci, Gjokeja, Berberi (Tadiong 78'), Kurti, Zuna, Turkaj (Lama 57'), Doçi, Xhabrahimi (Myrta 72'). Trajner: F. Sala

NAFTËTARI: Kaloshi, K. Pepa, Xh. Kaja, S. Gega, E. Kaja, Marini, Myrta, A. Gega, Koroveshi (Behari 61'), Gjoka (Gjolikaj 88'), Allkanjari (Haxhiu 79').

Trajner: B. Fraholli

KARTONË TË VERDHË: Lama 63', Gjokeja 62', F. Myrta 74', Doçi 86', Xh.Kaja 27', Gjoka 88'

KARTON I KUQ: Sala 77'

GJYQTARË: O. Kuka, R. Bubrusha, A. Bixhi

VËZHGUES: F. Koreshi

DELEGAT: O. Kotherja

tregohet vigjilent. Pjesa e dytë do të zhvillohet pothuajse në portën mike. Sulmuesit vendës kërkojnë të zhbllokojn­ë rezultatin, por mbrojtja mike e kuçovarëve tregohet e kujdesshme duke zmbrapsur sulmet e njëpasnjës­hme. Minutat kalojnë dhe tensioni rritet në radhët e lojtarëve të Ilirisë. Dhe për pasojë në minutën e 77- të,

kryesori Kuka nxjerr me karton të kuq Salën e Ilirisë, por vendësit edhe pse me një lojtar më pak, nuk rreshtin së kërkuari golin. Por, lojtarët kuçovarë të rreshtuar të gjithë në mbrojtje nuk lejojnë prekjen e rrjetës duke arritur të marrin një barazim të merituar që u jep shpresë për mbijetesë. Shkëlqim Hasani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania