Panorama Sport (Albania)

Shënkolli nuk fal në shtëpi, Shkumbini akuzon gjyqtarët

Trajneri mik, Branica: Vetëm futboll që nuk u luajt

- SHKUMBINI: KARTONË TË VERDHË: KARTONË TË KUQ: GJYQTARË: VËZHGUES: DELEGAT:

Shënkolli ka hedhur një hap shumë të rëndësishë­m drejt mbijetesës pas fitores 1- 0 që ka arritur dje ndaj Shkumbinit. Me 10 pikë më shumë se vendi i 4- t, lezhjanët janë në krye të grupit në pozita komode. Sfida e djeshme është vendosur nga goli i Gegës që ka shënuar që në minutën e 7- të.

NDESHJA - Të parët që sulmojnë rrezikshëm janë vendësit me anë të Ruben Danaj që futet mirë në zonë, por nuk shënjestro­n siç duhet. Pas disa momentesh të mira, vendësit e gjejnë golin që në minutën e 7-të. Është Gega që provon në hyrje të zonës dhe arrin të mposhtë Ajazin dhe 10. Edhe pse në avantazh, vendësit vazhdojnë të sulmojnë, por nuk finalizojn­ë siç duhet. Miqtë kanë një moment të mirë në fund të pjesës së parë, por nuk shënojnë. Sapo u mbyll pjesa e parë, pati disa shkëmbime ofendimesh mes futbollist­ëve gjë që e detyroi kryesorin Cjapi që të ndëshkonte me kartonë të kuq në tunelin përgjatë rrugës për në dhomat e zhveshjes portierin e Shënkollit, Rin. Danaj dhe futbollist­in e Shkumbinit Isaj. Në pjesën e dytë, miqtë bëjnë gjithçka për të barazuar, por nuk finalizojn­ë siç duhet. Në të 77-ën ishte Lluca që sapo futet në zonën shënkollas­e nga e majta e sulmit gjuan diagonal, por pa rezultat. Deri në fund nuk ka ndryshim rezultati. Pas ndeshjes, trajneri i Shënkollit, Margjoni tha: "Deri diku jam i kënaqur me skuadrën, pasi zhvilluam volum të madh loje, duke krijuar raste të pafundme, por nuk i finalizuam dot. Gjithsesi, Gega 7'

Rin. Danaj, Mirdita (Tuci 71'), Liçaj, Veseli, Shkrelaj (Frroku 46'), Baku, Smaqi, Ujka, Pjetrushi (Red. Danaj 61'), Gega, Rub. Danaj. (

Ramaj, Dodaj, Marku). Trajner: A. Margjoni

Ajazi, Ramazani (Bërdufi 59'), Isaj, Meta, Bright, Nexha, Lluca, Xhyra, Dervishi (Ikonomi 53'), Obot (Mustafaj 59'), Musaku. (

Leka, Sadiku, Aruçi, Mezini). Trajner: S. Branica

Mirdita 38', Pjetrushi 43', Rub. Danaj 84', Tuci 86', Baku 90'/ Isaj 16', Lluca 90'

Danaj 46'/ Isaj 46'

K. Cjapi, A. Konomi, E. Hasanaj, A. Paço (Fier)

Servet Bogdani

( Durrës)

(Shijak)

Rin.

Erald Shera

fitorja ka vlerën e 3 pikëve që na mban në pozita komode për mbijetesë". Ndërsa, tekniku i miqve, Sokol Branica tha: "Nuk humbëm për shaka të lojës, por për gjykimin e njëanshëm dhe për këtë i bëj thirrje Federatës që të merret seriozisht me këtë punë, ndryshe vetëm futboll nuk mund të quhet ky që pamë sot (dje). Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania