Panorama Sport (Albania)

Bushi: Abazajn e doja, ja e vërteta me Manajn

“Keqardhje që nuk do kem më të mirët, por janë si... fitore”

- OLSI TUJANI

Alban Bushi "qan" mungesat për dy kualifikue­set ndaj Sllovakisë, pasi tetë prej titullarëv­e nuk do t'i ketë në dispozicio­n. Megjithatë, trajneri i Kombëtares U-21 hidhet në sulm, duke i shkuar për shtat karrierës së tij prej bomberi: Jemi Shqipëria dhe dimë të luajmë futboll. Ata janë më të avantazhua­r dhe me lojtarë në formë, por ne japim zemrën dhe duam fitoren duke sakrifikua­r", shprehet ndër të tjera trajneri i Shpresave në konferencë­n për shtyp.

SLLOVAKIA - "Janë dy ndeshje shumë të rëndësishm­e për ne, sepse na nxjerrin jashtë garës ose na mbajnë akoma, nëse ne fitojmë ose marrim katër pikë, si pretendent­ë për vendin e dytë".

"I PAKËNAQUR?" - "Absolutish­t që jo, jam i gëzuar sepse çdo lojtar ka ëndërr të luajë me Kombëtaren. Këtu tregohet që punohet mirë te secila kombëtare moshash. Patjetër që do dëshiroja t'i kisha në ekip për një ndeshje kaq të rëndësishm­e si kjo, por gjithsesi, kur janë në ekipin A, është si një trepikësh i fituar. Te Shpresat është specifike, sepse nuk ka aq shumë lojtarë për t'i zëvendësua­r direkt lojtarët më të mirë që ikin. Ne mendojmë edhe për rezultatin, por edhe për ekipin A".

MANAJ - "Kam folur gjatë me Rein. Ka qenë gjithmonë në planet tona. Është lojtar i perspektiv­ës dhe që mund të mbajë peshë të madhe si te Shpresat dhe tek ekipi A. Jam i sigurt se do të bëjë më të mirën, sepse ka kualitet, ka potencë dhe ka shumë në veten e tij për t'i dhënë ekipit Ko- mbëtar A".

FTESA - "Gabim i klubit, pasi për Manajn ka pasur ftesë nga U-21".

MUNGESAT - "Lojtarët e dëmtuar janë Durmishaj, Zeka, Laçi, Doka, Selmani, i cili është ende në dyshim dhe Muçolli".

DY NDESHJET - "Të them të drejtën, të jesh trajner i U21 nuk është e thjeshtë. Sepse bën një plan se me kë do luash dhe kur je bërë gati dhe të mungojnë tetë lojtarë, bëhet problem i madh. Megjithatë, lojtarët janë stërvitur dhe më kanë dëgjuar se çfarë dua unë. Mbetet për t'u parë nëse do të sillen si të tjerët. Dëshira jonë është që të luajmë në sulm, të luajmë futboll sepse kështu mëson. Nëse unë do t'i thosha Abazajt rri në 20 metra vetëm duke mbrojtur, Panuçi nuk do ta kishte marrë. Nëse luan futboll dhe krijon lojë e raste, lojtari shprehet më mirë dhe vërehen për kalimin në Kombëtaren A. Shqipëria di të luajë edhe në mbrojtje për një barazim, por mendoj se është më mirë që të luash futboll. Ne e mendojmë dhe ëndërrojmë kualifikim­in, por sa më shumë lojtarë që të çojmë në Kombëtaren A dhe duke luajtur mirë, aq më mirë është. Sllovakinë, mund të marrësh edhe 11 shqiptarë nga rruga dhe ta mundësh, e jo më me 11 lojtarë kombëtarej­e. Pavarësish­t se nuk kanë pasur minuta, Shqipëria ka lojtarë shumë të mirë dhe unë do të kërkoj maksimumin, do të kërkojmë fitoren. Sllovakia do të vuajë, pavarësish­t se ka disa avantazhe mbi formën e lojtarëve".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania