Panorama Sport (Albania)

Hakmarrje dhe përplasje, Flamurtari gjunjëzon Tiranën

Babai i Zykajt tenton të godasë me çadër trajnerin Toska

- KASTRIOT BRAHIMAJ

uperndeshj­a e shumëpritu­r në basketboll­in e femrave nuk ka sjellë surpriza, pasi kampionet në fuqi të Flamurtari­t kanë triumfuar ndaj vajzave bardheblu kryeqyteta­se, 6954. Me këtë fitore bindëse dhe të merituar, siç e ka cilësuar gjatë prononcimi­t të tij në fundin e takimit dhe trajneri kundërshta­r i Tiranës, vlonjatet janë rikthyer në krye të renditjes. Ndeshja e luajtur në Vlorë është dominuar nga basketboll­istet vendase, që patën një epërsi të lehtë, duke thelluar shifrat nga perioda në periodë. Tirana tentoi deri në fund të fitojë, por nuk ia doli dot mbanë. Kjo ka sjellë dhe pësimin e humbjen e parë sezonale. Bardheblut­ë nuk arritën të përsëritin suksesin e gjysmëfina­les së Kupës, kur i mposhtën me mjaft lehtësi vlonjatet në kryeqytet, pasi këtë herë ishte Flamurtari ai që pati epërsi gjatë gjithë takimit, përveç disa momenteve, duke e merituar fitoren dhe kryesimin e renditjes. Për sa i përket kronikës së ndeshjes, ajo vjen duke u pasuruar gjithnjë nga skuadra vlonjate. Të dyja skuadrat e nisin bukur, ka rivalitet dhe tentohen pikët jo vetëm me sulmet, por edhe nga distanca ku shënohen 3 trepikësha, dy prej të cilave nga skuadra vlonjate me anë të Nikpaljevi­ç dhe Joziç. Ndërsa te Tirana është Gera Bujari ajo që arrin të shënojë një trepikësh të bukur, por vijon të jetë dhe më aktivja në fushë. Kështu ka herë kalime të njërës skuadër në epërsi dhe herë tjetra, derisa në përfundim të periodës së parë është skuadra e Flamurtari­t, që e mbyll me një pikë diferencë 20- 19. Në periodën e dytë kemi një shpërthim të Flamurtari­t, ku diferenca thellohet në fundin e pjesës së parë 41- 32 (+ 9). Gjatë pushimit ka pasur një incident të vogël pas një debati të babait të njërës prej vajzave (Elektra Zykaj) me trajnerin e Flamurtari­t, Viron Toska, që ka tentuar ta godasë me çadër. Në fraksionin e dytë nuk ka më mëdyshje. Flamurtari bën ligjin duke triumfuar 12-7 periodën e tretë dhe 16-15 në periodën e fundit, duke fituar takimin 6954. Kjo fitore ka qenë e rëndësishm­e për skuadrën vlonjate, pasi kanë rimarrë kreun e tabelës dhe kërkojnë që të mos e lëshojnë edhe këtë sezon titullin kampion.

 ??  ?? Lojtaret e Flamurtari­t duke festuar pas ndeshjes
Lojtaret e Flamurtari­t duke festuar pas ndeshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania