Panorama Sport (Albania)

Tirana komandon kampionati­n, Teuta ia del në kohën shtesë

- VLALZNIA: GJYQTARË:

Janë luajtur dje dy ndeshjet e javës së 15-të të Superligës në basketboll për meshkuj, një javë që mbylli fazën e tretë të Kampionati­t Kombëtar. Asnjë ndryshim në krye të renditjes, ku dominon skuadra kampione në fuqi e Tiranës, e cila mposhti Vllazninë 91- 67 dhe konsolidon pozitat e kreut, duke udhëhequr e shkëputur nga 2 rivalet më të afërta. Ka qenë një ndeshje e dominuar nga basketboll­istët bardheblu, që ende nuk janë mundur në fushë këtë sezon nga asnjë ekip (humbjen e vetme kryeqyteta­sit bardheblu e kanë në tavolinë, 200 nga kryeqyteta­sit e kuq të Partizanit). Ndërsa vazhdon të humbasë në tavolinë 20-0, për të dytën herë radhazi skuadra tjetër kryeqyteta­se ajo e Shqiponjav­e. Ndeshja që duhej të luhej ndaj Kamza Basket nuk u luajt. Konflikti mes Eagles dhe FSHB- së për detyrime të papaguara vijon ende edhe pse çështja ka shkuar në KAS. Ekipi i Eagles doli në fushë, por ndeshja s'u luajt, pasi licencat e lojtarëve të këtij ekipi mbahen peng ende në Federatë, ndaj dhe në protokolli­n e takimit u shkrua se ekipi mik nuk paraqiti dokumentac­ionin. Kamza merr dy pikë që e ngjitin në vendin e katërt, me pikë të barabarta me Vllazninë dhe tashmë seriozisht synon zonën e "play- off"- it. Mjaft e bukur ka qenë ndeshja e luajtur në Durrës mes Teutës dhe Partizanit, dy ekipe që luftojnë për vendin e dytë. Skuadra bregdetare fitoi 84- 77 ndaj asaj kryeqyteta­se pas kohës shtesë, në një përballje mjaft të bukur dhe të luftuar deri në fund. Edhe pse Teuta u shkëput dhe udhëhiqte në shumicën e kohës, në 10minutësh­in e fundit erdhi përmbysja e Partizanit, që me pak kujdes mund ta kishte fituar ndeshjen. Koha e rregullt u mbyll 6969, por në shtesë durrsakët ishin më të saktë dhe fituan me meritë 84-77, duke mbajtur vendin e dytë, ndërsa të "kuqtë" zbresin përsëri në të tretin. Roland Gjini

Brçkov, Lasku, Hysenagoll­i, Shima, Stroubrixh / Strazimiri, Vogli, Bazit, Gjyzeli, Skëndaj, Ndreca. Trajner: Antonio Dukas.

Bekteshi, Ndoja, Dod Lekndreaj, Daniel Lekndreaj, Faslia / Shabani, Rakaj, Shaqiri, Arra. Trajner: Bledar Gjeçi.

G. Cici, E. Koçi, E. Gjoni (Tiranë)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania