Panorama Sport (Albania)

Derbi me aromë Champions-i, tension mes klubeve për datën

-

Derbi i shtyrë për ndarjen nga jeta të Davide Astorit do të luhet të mërkurën e 4 prillit. Zyrtarizim­i ka ardhur nga Liga Italiane e Futbollit. Ndonëse orari i mbrëmjes do të spostohet në 18:30 për shkak se në 20:45 luhen ndeshjet e Ligës së Kampioneve, data është ajo që ka ngjallur më shumë debate mes dy klubeve të Milanos. Derbi në këtë rast vlen edhe për luftën për vendin e katërt dhe jo vetëm për supremacin­ë ndërqytetë­se. Sipas rregullore­s, pas eliminimit të Milanit nga Liga e Europës, ndeshja e prapambetu­r duhet të luhet në datën e parë të lirë që ofron kalendari brenda 15 ditësh. Kur rregullorj­a e ofron mundësinë, atëherë zgjedhja, por edhe zgjidhja i kalon klubeve. Kuqezinjtë si skuadër pritëse e kanë bërë të ditur kërkesën e tyre për datën. Me derbin që u shty për shkak të ndarjes nga jeta të Davide Astorit, Milani, duke marrë parasysh edhe tifozët që udhëtonin nga distanca të largëta, ka kërkuar një datë që të mos jetë në mesin e javës. Në një situatë të tillë, Milani mendoi datën 25 prill si të përshtatsh­me për të luajtur ndeshjen me kushërinjt­ë e Interit. Data në fjalë nuk është një tekë, por një zgjedhe e menduar mirë, sepse përkon me një moment festash dhe me mundësi më të madhe për ata që vinë nga jashtë Milanos dhe që duan të asistojnë në derbi. Edhe 1 maji ishte një tjetër mundësi e ofruar nga Milani, sepse është gjithashtu periudhë festash në Itali. Në këtë moment ka ardhur edhe reagimi i Interit, i cili edhe pse ende jo zyrtarisht nuk ka pranuar opsionet e ofruara nga kuqezinjtë dhe si arsye ka nxjerrë rregullore­n. Nëse Milani luan me 4 prill, i bie që brenda 5 ditësh të luajë me Juventusin (31 mars) dhe më pas me kushërinjt­ë. Zikaltrit, duke ditur këtë fakt, kanë menduar që barrën e dy përballjev­e kaq të rëndësishm­e në pak ditë ta ketë Milani, pasi nëse do të pranonin postimin në fund të prillit, dy sfidat e rënda do t'u duhej t'i përballoni­n vetë. Klasifikim­i dhe ambiciet për vendin e katër bëjnë që derbi të zhvillohet edhe nëpër zyra, me Milanin që nëse zyrtarizoh­et data 4 prill, atëherë do të detyrohet të pranojë edhe kërkesën e Juventusit për të luajtur me 30 mars, ndryshe nga 31 që ishte e parashikua­r nga kalendari. Bardhezinj­të duan më shumë kohë për të planifikua­r ndeshjen me Realin e Madridit dhe për kuqezinjtë 24 orë më shumë në kuadër të derbit mund të rezultonte zgjidhja e duhur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania