Panorama Sport (Albania)

Statistika

-

- Humbja e fundit e Milanit ndaj Kievos ka ndodhur në vitin 2005 (1-0 në Veronë), që nga ajo kohë 19 suksese kuqezi dhe tre barazime. - Djalli nuk është mundur kurrë në shtëpi nga verdheblut­ë në Serinë A. Bilanci flet për 13 fitore të vendësve dhe dy barazime. - Milani ka fituar katër ndeshjet e fundit në kampionat pa pësuar asnjë gol. Pesë suksese radhazi pa u ndëshkuar, kuqezinjve i mungojnë që nga shkurti i vitit 1994. - Kievo ka humbur nëntë nga 11 ndeshjet e fundit në Serinë A, duke fituar dhe barazuar nga një herë. Në këtë statistikë të pjesshme, për t;u shënuar është fakti se veronezët në shtatë raste nuk kanë mundur të gjejnë rrugën e rrjetës.

- Që nga fillimi i këtij viti Kievo është skuadra që ka goditur më pak drejt portave kundërshta­re ( 55), ndërsa Milani është ajo që e ka bërë më së shumti (89). - Tri nga shtatë rrjetat e fundit në kampionati, Kievo i ka pësuar në zhvillimet e goditjeve të këndit. Në total veronezët janë ndëshkuar nëntë herë në të tillë situatë me vetëm Krotonen, që ka pësuar më shumë (10). - Andre Silva është lojtari i katërmbëdh­jetë sezonal për Milanin që arrin të gjejë rrugën e golit. Asnjë skuadër në Serinë A nuk ka bërë më mirë se kuqezinjtë. - Roberto Inglese nuk shënon në transfertë që prej shtatorit të vitit të kaluar ndaj Kaljarit. Që nga ajo ditë, sulmuesi i Kievos ka shënuar shtatë gola, por të gjithë në "Bentegodi". - Rikardo Montolivo ka shënuar katër herë në karrierë ndaj Kievos. Ndaj asnjë ekipi tjetër të Serisë A mesfushori nuk ka shënuar më shumë.

- Goli i parë në Serinë A për Emanuele Xhakerinin ka ardhur pikërisht ndaj Milanit në vitin 2010. Për mesfushori­n ofensiv ajo ishte vetëm ndeshja e dytë në nivelin më të lartë të futbollit italian.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania