Panorama Sport (Albania)

“Champions-i kalon nga Sampi”

Spaleti bëhet “psikolog”: Tema e cilësisë ngre moralin. Interin duhet ta meritoj

- Përgatiti: LEDIO NASE

Luçiano Spaleti ka dalë përpara gazetarëve, si zakonisht, në sallën e konferencë­s për shtyp: dje,në atë të stadiumit "Marassi", në prag të transfertë­s vendimtare kundër Sampdorias. Një impiant që, gjenovezët, e kanë shndërruar në një "fortesë": Sampi, në fakt, ka regjistrua­r në shtëpi 32 prej 44 pikëve totale. Interi, që në krahun tjetër i ka "makth" udhëtimet, duhet të japë një sinjal të rëndësishë­m nëse nuk dëshiron të humbasë "trenin" drejt Ligës së Kampionëve. "Kur vendosim të japim vëmendjen e duhur, shihet një tjetër Inter - ka sulmuar trajneri -. Samp është një skuadër e shkëlqyer, mbi të gjitha në shtëpi. Dhe pres një ndeshje të hapur, që do vendoset nga lojtarët që do veprojnë më shpejt. Champions-i kalon edhe nga "Marassi". Por jo vetëm, sepse kemi edhe dhjetë ndeshje të tjera dhe ne duhet të gjejmë vazhdimësi. Nëse mendojmë t'i luajmë një 'mirë' dhe dy 'çka', nuk shkojmë asgjëkund". Nga 11 ndeshjet e mbetura, Interi do luajë shtatë në transfertë, ku nuk fiton nga 25 nëntori. "Por unë pres të shoh përgjegjës­i te lojtarët, shembull duhet të bëhet Napoli që luan gjithmonë me të njëjtin përqendrim. Duke mbajtur një ritëm të lartë, kjo kthehet dalëngadal­ë në një zakon: duhet të ndërtojmë ne, jo të përshtatem­i me kundërshta­rin. Tema e cilësisë? Kërkoj çdo mënyrë për të shtuar nivelin. Duhet të zhvillojmë një fundsezoni me frymën e mbajtur, duke pedaluar. Kemi cilësi, por jo gjithmonë i shfaqim. Do të thotë që unë duhet të punoj më mirë".

PERISIÇ - Një nga temat e nxehta është Perisiç, shumë i rëndësishë­m për skuadrën, por në rënie prej dhjetorit. "Momenti i Iv anit nuk më shqetëson ,shpjegon tekniku -, edhe pse dikush si ai që ka cilësi hyjnore nuk arrin të japë gjithmonë maksimumin. I kam folur, ashtu si kam bërë me të gjithë. E shoh të qetë, gjatë javës punon fort dhe një lojtar si ai do doja ta

kisha gjithmonë. Por, ka disa periudha kur gjërat nuk shkojnë si duam. I ndodh edhe atij, bilancin do e bëjmë në fund. Në ndeshjet e fundit kanë ndryshuar shumë gjëra dhe nga nesër (sot) pres të vazhdojnë kështu. Mbi çfarë baze do i vendos lojtarët e mesfushës (ku

Borha Valero ka një shans më shumë se Rafinja)? I ndryshoj, por e rëndësishm­e është të di që të gjithë kanë përqendrim".

KONTRATA - Një ndalesë e shpejtë tek e ardhmja: "Kam dy vite kontratë dhe duhet të tregoj se e meritoj Interin. E njihja Sabatinin dhe kam mësuar

të vlerësoj Auzilion. Kanë vepruar në mënyrë të shkëlqyer: morëm Lisandro Lopezin, për shembull, i cili tani që Ranokia ka problemin në kofshë do na ndihmojë. Disa objektiva të merkatos i ka shkruar shtypi. Ato emra ua ka dhënë dikush, përndryshe llogaritë nuk dalin".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania