Panorama Sport (Albania)

NOTAT JUVE

-

BUFON 6- Një notë thjesht për stimul për portierin e Juventusit. Nuk vihet kurrë në provë dhe nuk i bën pis dorezat. DE SHILJO 6,5- Kosta i Spalit ishte një kundërshta­r i rrezikshëm, por mbrojtësi i Juves ia del si një veteran. Me personalit­et e bllokon dhe tenton të ndihmojë skuadrën në sulm.

RUGANI 6- Kur Spali sulmon, ai i ngre mirë "antenat" dhe bën pak gabime. Edhe pse sulmuesit kundërshta­rë nuk e vënë në provë.

KIELINI 6,5- Në momentin kur Juventusi e ka të vështirë të ndërtojë lojë dhe të pasojë topin, ai avancon. Në topat e gjatë nuk ka rivalë. (Nga 82' Barzalji-Pa notë). AZAMOAH 6- Ka një duel të bukur me Lazarin e Spalit, i cili nuk i lë asnjë centimetër. Azamoah bën detyrën e tij, por pa shkëlqim. ( Nga 64' MANXUKIÇ 5,5- Ka vetëm një rast dhe nuk e shfrytëzon). PJANIÇ 5,5- Ka nga pas hijen e Skiatarelë­s. Nuk është kurrë i kthjellët dhe Juventusit i mungojnë "shpikjet" e tij në mesfushë. Kur ai nuk funksionon edhe skuadra vuan. MATUIDI 5,5- Nuk mund ta kritikosh kurrë në kilometrat e përshkruar, presingun dhe punën e "pisët". Por bën gabim në pasime. Bën gjithçka mirë, përveç pasimit të fundit. (Nga 84' Bentankur- Pa notë). KOSTA 6,5- Ekuilibris­ti brazilian provon të bëjë goditjen finale falë shpejtësis­ë së tij. Në fund servir një top të mirë për Aleks Sandron, i cili e shfrytëzon keq.

DIBALA 6- Argjentina­si provon disa herë të godasë portën e Meret, por nuk e zhbllokon dot sfidën për çështje centimetra­sh. Vuan markimin e rreptë të mesfushorë­ve kundërshta­rë. ALEKS SANDRO 5- Provë zhgënjyese për braziliani­n. Në fundin e ndeshjes humbet shansin e artë për të goditur kundërshta­rin dhe për të shënuar golin e avantazhit për Juventusin. Gjatë ndeshjes humbet shumë topa. HIGUAIN 5- Duhet thënë se shërbehet shumë pak në këtë ndeshje dhe shumë keq nga shokët. Mbetet i izoluar në sulm dhe nuk ka kurrë hapësirë për të goditur. TRAJNERI ALEGRI 5- Juventusi i tij ishte i parashikue­shëm, i parreziksh­ëm. Zëvendësim­et nuk dhanë fryt dhe skema 4-23-1 këtë herë dështoi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania