Panorama Sport (Albania)

Valverde: Besoj te tripleta, këtë ecuri e “firmosja me gjak”

-

Ernesto Valverde sfidon të shkuarën e tij në ndeshjen e sotme kundër Atletikos së Bilbaos dhe thotë se kjo është vendimtare për fatin e sezonit. Trajneri i katalanasv­e komenton shortin e Champions-it, por tregon gjithashtu se Tripleta është e mundshme. I pyetur nëse do ta firmoste këtë situatë që në fillim të sezonit, ai thotë: Sigurisht, e firmosja me gjak!

Atletiko- "Gjithmonë është e rrezikshme. Kjo është ideja për këtë ndeshje. Do të jetë një ndeshje speciale për ne, por ata kanë një skuadër që lufton me shpirt. Atletiko e Madridit është 8 pikë larg dhe nuk duhet të gabojmë. Janë 3 pikë shumë të rëndësishm­e në këtë ndeshje. Mbeten edhe 10 ndeshje dhe në prill do të luajmë fatet e sezonit". Buskets- "Nuk është hera e parë që nuk i kemi të gjithë lojtarët. Rakitiç ka luajtur shumë mirë në atë zonë, por Serxho është më i miri në botë në rolin e tij. Gjithmonë është keq kur humbasim lojtarë. Buskets është i rëndësishë­m për lojën. Fakti që na mungon Suarez është një problem". Roma- "Është e rrezikshme të thuash se në çerekfinal­et e Champions-it ka ekipe të lehta. Nuk donim të luanim kundër Realit apo Sevijes. Italianët janë të rrezikshëm. Ata fituan kundër Çelsit dhe lanë Atletikon në grupe. Kanë shumë potencial dhe është e vështirë si ndeshje". Tripletë- "Përpara pak kohësh, ne barazuam 3 ndeshje radhazi dhe thanë se ishim në krizë, ndërsa tani flitet për "Tripletë". Nuk mund të mendojmë për këtë gjë. Kemi mundësi, por vetëm kaq. Është e rrezikshme të mendosh për këtë. Nuk besoj në profeci. Nuk ka lidhje fakti që Pep dhe Luis Enrike e fituan Tripletën që në vitin e parë. Por nëse më pyesnin më përpara për këtë situatë, do ta kisha firmosur me 'gjak'". Nejmar- "Nuk jam i surprizuar nga fakti që e kërkon Reali. Do të isha i surprizuar për të kundërtën. Ai është një lojtar i madh dhe skuadrat bëjnë mirë që e kërkojnë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania