Panorama Sport (Albania)

“Dridhet” Bajerni, Leva akord me Realin

Gjermanët bëjnë gati zëvendësue­sit, nga Kavani te Morata

-

Eardhmja e Robert Le vandovskit te Bajer ni duket se është e pasigurt. Lojtari i përfaqësue­ses polake po mendon prej disa javësh largimin nga klubi bavarez. Sulmuesi është përfolur shumë në mediat vendëse dhe ato të huaja se dëshiron të shkojë të luajë për Realin e Madridit. Pas ndarjes me menaxherin e tij, që punonte prej më shumë se 10 vjetësh, dyshimet për largimin nga Mynihu u shuan dhe më shumë. Leva nuk dha asnjë shpjegim në momentin kur vendosi të largojë menaxherin, ai u shpreh se ky ishte një vendim personal. Ish-menaxheri i lojtarit kishte deklaruar i pari për interesimi­n e madrilenëv­e për polakun. Lojtarit nuk i ka pëlqyer kjo deklaratë dhe kjo ka çuar në divorcin mes palëve. Menaxheri i tij i ri është izraeliti Zahavi, që është i njohur për transferim­in e Nejmarit nga Barcelona në Paris në verën e kaluar për shumën rekord të 222 milionë euro-ve. Ai iu përgjigj kështu pyetjes për një gazetë polake. "Realii Madridit kërkon Levandovsk­in ? Të shohim, më duhet të bëj punën time tani. Por në Spanjë janë të sigurt që Robert Levandovsk­i do të veshë fanellën e Realit në sezonin e ardhshëm. Madje dje, ato kanë deklaruar se sulmuesi ka arritur një akord me "Galaktikët" dhe se palët kanë rënë dakord për transferim­in në fund të sezonit dhe pse shuma e parave nuk bëhet e ditur. Kartoni i lojtarit mund të kushtojë diku te 100 milionë euro. Skuadra e Zidanit kërkon të zëvendësoj­ë Benzeman dhe Bejlin në fund të sezonit. Emra si Levandovsk­i, Kejn dhe Ikardi janë më të përfolurit e momentit. Kujtojmë se Bajerni e bleu polakun në vitin 2013 nga Borusia e Dortmundit, ai ka zhvilluar deri tani 120 ndeshje me kampionët dhe ka shënuar 100 gola. Por, ai kërkon që ta mbyllë në verë me bavarezët për të kërkuar një aventurë të re te kampionët e Europës. Bajerni në krahun tjetër po kërkon që tani një zëvendësue­s për të. Timo Verner i Lajpcigut është një mundësi, gjithashtu në muajin e kaluar u përfol dhe për një interesim për Mauro Ikardin, kapitenin dhe bomberin e Interit. Ky i fundit vështirë të largohet nga zikaltërit, dhe nëse e bën vetëm për Realin ose ndonjë klub anglez. Në listë është edhe Alvaro Morata i Çelsit, spanjolli është i pakënaqur në Londër me aktivizimi­n e pakët dhe do të kërkojë të largohet sa më parë. Emri i fundit është Edison Kavani, që mund t'i japë fund aventurës me Parisin, pas zhgënjimit në Champions në edicionin aktual.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania