Panorama Sport (Albania)

Barleti Volej dhe Partizani “fluturojnë” drejt titullit

Vajzat studentore nuk dinë të ndalen, fitojnë në Durrës

-

Janë luajtur gjatë ditës së djeshme ndeshjet e volejbolli­t për meshkuj dhe femra, ku nuk ka pasur surpriza për kryesuesit. Partizani te meshkujt dhe Barleti Volej te femrat kanë fituar pa probleme.

Volej meshkuj - Partizani nuk gabon dhe vazhdon të dominojë renditjen e Kampionati­t Kombëtar në volejboll për meshkuj, duke korrur dje fitoren e 13- të sezonale. Skuadra e "demave" ka marrë një fitore në Durrës, teksa ka mundur 3-0 Teutën e vendit të fundit, që ende nuk ka asnjë pikë në këtë kampionat. Një përballje mes dy ekipeve që ndodhen në ekstremet e renditjes, ndaj dhe fitorja e Partizanit ishte e pritshme, duke mos vuajtur shumë në parket dhe arriti një fitore të shpejtë dhe në kohë. Me të njëjtën monedhë i është përgjigjur rivali që e ndjek skuadra nga Shijaku, Erzeni i vendit të dytë, që mundi 3-0 Elbasanin në fushën e këtij të fundit, në një ndeshje të komanduar nga volejbolli­stët shijakas, që e merituan fitoren. Me përjashtim të setit të tretë, që pati pak rivalitet, ndeshja në përgjithës­i është komanduar nga Erzeni, që mbetet një kërcënim kryesor i të kuqve në kampionat. Surpriza e kësaj jave është regjistrua­r në ndeshjen e Skënderbeu­t ndaj Studentit në "Asllan Rusi", ku fitorja 3-0 e miqve e ngjit ekipin korçar në vendin e pestë të renditjes. Ka qenë një ndeshje e dobët e ekipit të Studentit, që e nisi keq ndeshjen, duke e rritur ndjeshëm nivelin me kalimin e minutave, por dje Skënderbeu ka qenë i papërmbajt­shëm, në një ditë të mirë. Ai që rrezikon të mos kapë "play- off"- in tashmë mbetet ekipi kampion në fuqi i Vllaznisë, që u mund 3- 1 në "Fahrie Hoti" nga Farka Volej. Ka qenë një ndeshje spektakola­re dhe plot rivalitet në çdo set. Të dy ekipet duelojnë fort në tri setet e para, madje dy prej tyre vendosen në pikët shtesë, ndërsa seti i katërt komandohet nga kryeqyteta­sit, që marrin një fitore me vlera për të shkuar në 4 skuadrat e para në "play-off".

VOLEJ FE RA A- - Në volejbolli­n e femrave, Barleti Volej mbetet i pamposhtur. Barleti Volej vazhdon marshimin e tij në kampionat, duke mundur me lehtësi 3-0 Teutën në Durrës dhe konsolidon pozitat në krye të renditjes së Grupit A-1. Ndeshja e vlefshme për javën e 21-të ishte një formalitet për skuadrën kampione, që e zgjidhi gjithçka brenda 60 minutave lojë, ndërsa Teuta ka zhvilluar një ndeshje të dobët edhe pse pritej më shumë prej tyre në fushën e lojës. Pa probleme fiton edhe Partizani i vendit të dytë, që po ruan të njëjtin ritëm e hap me kampionët e Barletit. Një fitore 3-0 në "Asllan Rusi" ndaj ekipit mik të Skënderbeu­t ka bërë që të ruajë vendin e dytë. Një sfidë e komanduar nga volejbolli­stet kryeqyteta­se, që patën epërsi në fushë në të tre setet. Ndërsa sërish ka ndodhur rokada në fundin e renditjes, ku surprizën në këtë javë e realizoi ekipi i Lushnjës, që arriti një fitore të rëndësishm­e në Shkodër ndaj Vllaznisë vendëse, duke marrë 2 pikë mbijetese. Tashmë Lushnja parakalon në renditje Korabin, që zbret në vendin e fundit pas humbjes me Tiranën.

VOLEJ FE RA A- - Apolonia ka mundur Elbasanin 3-2 në një ndeshje të bukur dhe me rivalitet që zgjati pesë sete, duke u renditur në zonën e "play out". Ndërsa Mirdita u është rikthyer më të mirave.

Abdulla Dushku, Valdimir ema,

Kastriot Brahimaj, Roland Gjini.

 ?? Foto: F. Hazizllari ??
Foto: F. Hazizllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania