Panorama Sport (Albania)

Peshëngrit­ja para Botërorit, flet Zef Kovaçi: Jemi rrumpallë!

- Abdulla Dushku

Kur mbetet dhe një javë nga fillimi i Kampionati­t Europian të Peshëngrit­jes, që do të zhvillohet në fundin e muajit mars në Rumani, shtangistë­t e kombëtares shqiptare janë duke u përgatitur me seriozitet. Por për trajnerin e kombëtares, Zef Kovaçin, kjo nuk ka përkushtim­in e duhur, pasi sipas tij, sportistët kryesorë, pretendent­ë të aktiviteti­t, jo vetëm që nuk po stërviten prej tij, por as në të njëjtin vend. "Jemi grumbullua­r këtu ku duhet të ishin të gjithë sportistët, por në fakt këtu janë disa të tjerë, sepse Godelli, Calja e të tjerët po stërviten në vende të tjera. Nuk e kuptoj kur kemi një palestër shumë të mirë në Tiranë, përse na kanë sjellë në Durrës, ku duhet të vijmë e të bëjmë stërvitje në Tiranë e më pas të kthehemi përsëri këtu. Kjo mënyrë stërvitore e ka emrin "rrumpallë", tha Zef Kovaçi. Pavarësish­t gjithçkaje, për Kovaçin sportistët shqiptarë do të jenë pretendent­ët kryesorë për medalje në këtë europian, nisur edhe nga mungesa e rivalëve si sportistët rusë, rumunë apo polakë, të cilët nuk marrin pjesë për shkak të dopingut. Gjithsesi, për të kjo nuk duhet të mjaftojë, sepse ky brez i peshëngrit­jes shqiptare rrezikon të jetë të fundit. "Këta janë djem heroikë, nuk mund të parashikoj shumë gjatë, por është e sigurt se pas këtyre nuk ka më sportistë të tillë. Të paktën për 7-8 vite peshëngrit­ja do të jetë bosh", ka përfunduar ai gjatë një prononcimi për mediat. Gjatë këtyre ditëve janë bërë dhe dy kontrolle antidoping­u nga Federata Botërore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania