Panorama Sport (Albania)

Juventusi del huq, SPAL-i “asist” Napolit

"Muri" i Spalit reziston 95 minuta, Sarri falënderon

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Bluja thërret blunë. Ngjyra e fanellës së Spalit i ngjason asaj të Napolit dhe ekipi i Sempliçit i bëri një favor Mauricio Sarrit. Alegri kishte të drejtë kur tha se kampionati nuk ka përfunduar dhe se Napoli vazhdon të jetë ende në garë. U duk si një deklaratë e bërë si gjithmonë përpara një ndeshjeje modeste, por fusha e lojës i dha të drejtë. Juventusi ndalet pas 12 fitoresh radhazi dhe në transfertë­n ndaj Spalit del "huq", duke i dhënë një tjetër shans dhe shpresë Napolit të Hysajt për të shkurtuar diferencat dhe për të rihapur kampionati­n. Shumë pak raste për t'u mbajtur mend, ekipi ishte i kuptueshëm në lëvizje dhe nuk arriti të krijonte rrezikshmë­ri përpara portës kundërshta­re. Spali ngriti një "mur", i cili rezistoi 95 minuta.

Pak centimetra- Dy goditjet më të rrezikshme të Pauolo Dibalës në pjesën e parë përfunduan shumë pranë portës së Meret, por asnjëra prej tyre nuk shkoi në kuadrat. Shumë pak centimetra e ndanë Juventusin nga goli, por në fakt në 45 minutat e para ekipi i Alegrit nuk ishte shumë i kthjellët dhe e pati të vështirë të dominonte Spalin. Madje ndodhi e kundërta. Ishin vendësit që krijuan volum loje dhe e kontrollua­n mirë topin, duke mos lënë hapësira për bardhezinj­të. Mbrojtja me 5 bënte që Dibala dhe Higuain shpeshherë të spostohesh­in në mesfushën e tyre për të kërkuar topin dhe kjo lëvizje ua humbte rrezikshmë­rinë. Duglas Kosta "fluturon" si shigjetë drejt zonës së Spalit në minutën e 10-të dhe pasimi për Aleks Sandron është i bukur, por goditja ndalet. Dibala provon të surprizojë pesë minuta më vonë, por topi shkon ngjitur me shtyllën. Por mund të ishte Spali në avantazh në minutën e 30-të, nëse Kielini nuk do të shpëtonte portën nga kundërsulm­i i vendësve. Ritmi ishte i lartë dhe intensitet­i gjithashtu, por kjo bëri që loja të përqendroh­ej në mesfushë dhe rastet të mos ishin të pastra.

Sulm pa vlerë- Për të treguar ndeshjen negative të Juventusit mjafton një fakt: 0 gola në transfertë.

Nuk ndodhte prej shtatorit të vitit të kaluar në ndeshjen me Barcelonën. Në pjesën e dytë, bardhezinj­të sulmojnë me shumë forca dhe Alegri kërkon që ekipi të zbresë në gjysmëfush­ën kundërshta­re, por nuk gjen hapësira. Manxukiç i afrohet golit me kokë dhe Aleks Sandro godet nga brenda zonës, por pa rrezik. Shpërthime­t e Duglas Kostës dhe goditjet e Dibalës ishin shumë pak për të shembur "murin" e Spalit. Ata rezistojnë dhe Napoli falënderon. Juventusi duhet të ribëjë gjithçka nga e para për të siguruar titullin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania