Panorama Sport (Albania)

Kukësi triumfon me polemika, Gjoka: Vllazninë e vodhën

Trajneri i shkodranëv­e: Gjyqtari si ata që të fusin dorën në xhep...

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi blindon ven din e dytë dhe i fut "ethet" e rënies Vllaznisë. Pas humbjes një javë më parë në Gjirokastë­r, verilindor­ët reagojnë shumë mirë dhe fitojnë 2-0 kundër shkodranëv­e falë golave të Shametit dhe Musollit. Në një ndeshje që për hir të së vërtetës u dominua nga vendësit, shkodranët kanë të drejtë të ndihen të "vjedhur" pasi kishin mundësinë të rihapnin ndeshjen me një 11-metërsh që nuk u akordua. Një gol për secilën pjesë, që e ngjit Kukësin në vendin e dytë me 45 pikë, ndërsa Vllazninë e lë vetëm 1 pikë larg Teutës. Gjithçka bëhet e vështirë si në garën për Europë, ashtu edhe në atë për mbijetesë.

SKEMË GOLI- Surprizojn­ë të dy trajnerët me zgjedhjet e tyre. Pakult me portën dhe Gjoka me sulmin. Kukësi zbret Frashërin si titullar në këtë ndeshje, duke lënë Koliçin në stol, ndërsa Vllaznia me Ribajn të avancuar për të ndihmuar më shumë Sukajn. Por as njëri dhe as tjetri nuk ishin protagonis­të në pjesën e parë. Kopertinën e mori Ylli Shameti, i cili përveç ndërhyrjev­e të sakta në mbrojtje kaloi në avantazh skuadrën e tij falë ekzekutimi­t perfekt të një skeme nga goditja e dënimit. Por përpara golit, i cili erdhi në minutën e 33-të, skuadrat patën raste për të shënuar. Dominonin ato të Kukësit, që iu afrua golit me Gurin, falë një goditjeje spektakola­re dhe me Ymerajn, që vetëm pak metra nga porta nuk e goditi dot topin siç duhet. Sherri iu përgjigj shumë mirë sulmuesit të Kukësit. Loja ishte e luftuar në mesfushë dhe Vllaznia kishte menduar të luante hapur përballë një kundërshta­ri dukshëm më superior. Por, Sukaj nuk u shërbye sa duhet dhe kur kishte topin në këmbë në minutën e 45-të nuk arriti ta godiste siç duhet. E vetmja tentativë e tij që vuri në provë Frashërin ishte në minutën e tretë. Pas shumë rasteve, Kukësi ia del të gjejë rrjetën, kur kishin kaluar 30 minuta lojë. Shkodra kroson në shtyllën e dytë dhe Shameti gjendet i pambuluar nga mbrojtja. Sherri heziton të dalë dhe mbrojtësi i Kukësit nuk mund të gabojë. Topi në rrjetë.

KUNDËRSULM VRASËSMe golin e avantazhit, Kukësi e ka të lehtë të administro­jë

rezultatin dhe të krijojë raste të shumta në kundërsulm për të shënuar. Vllaznia ka dëshirë dhe mundohet të luftojë, ndoshta më shumë sesa në pjesën e parë. Por, vetëm dëshira nuk mjafton. Sukaj ka një tjetër rast që nuk e shfrytëzon siç duhet. Nga

ana tjetër, Shkodra tenton dy herë ta dërgojë topin në rrjetë. Në njërën tentativë, goditja është e lehtë, ndërsa në tjetrën ndalet nga Guri. Rasti më i diskutuesh­ëm i ndeshjes vjen në minutën e 63-të kur Tafili pason për Sukajn dhe ky i fundit depërton në zonë.

Alla e ndal me duar, por Hamiti nuk akordon 11metërsh. Nga ai moment, kuqeblutë humbasin arsyen dhe rebelohen, duke kërkuar me çdo kusht golin e barazimit. Të hedhur në sulm, ata pësojnë golin e dytë që vulos përfundimi­sht ndeshjen.

Mban firmën e Besar Musollit, i cili shënon në ndeshjen e 201 me fanellën e verilindor­ëve. Heq fanellën, merr të verdhë dhe humbet Flamurtari­n. Ethemi i pason bukur në zonë dhe mesfushori e ka të lehtë për ta dërguar në rrjetë. Kale dhe Ethemi gjithashtu

kanë mundësi për të shumëfishu­ar rezultatin, por nuk tregohen të saktë përpara portës. Vllaznia e mbyll me 10 lojtarë pasi Sukaj humbet toruan dhe godet topin, kur ishte në duart e Frashërit. Kartoni i dytë i verdhë, i cili vulos ditën e errët të shkodranëv­e.

 ??  ??
 ??  ?? Lojtarët e Kukësit duke festuar golin e Musollit
Lojtarët e Kukësit duke festuar golin e Musollit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania