Panorama Sport (Albania)

Gjyqtarët dhe fijet e padukshme

- Nga NEPTUN BAJKO

Ai që ndjek me vëmend je ecurinë e këtij kampionati, po ashtu edhe të viteve të kaluara, vëren se futbolli ynë e ka të vështirë të ndryshojë qoftë edhe për pak....

Ai që ndjek me vëmendje ecurinë e këtij kampionati, po ashtu edhe të viteve të kaluara, vëren se futbolli ynë e ka të vështirë të ndryshojë qoftë edhe për pak. Dimensioni i këtyre fenomeneve negative po përsëritet gati çdo sezon futbollist­ik në këto 8- 10 vitet e fundit. Futbolli është edhe biznes, por para së gjithash është lojë, është garë, është rregullore e mbi të gjitha është ligj. Në emër të biznesit, lojën nuk mund ta vjedhësh, nuk mund ta shesësh, nuk mund të mashtrosh ndjenjat e pasionin e sportdashë­sve sepse vlerat dhe idealet e futbollit, pra të lojës janë piketat, themelet dhe arsyeja e vetme e ekzistencë­s. Është pak të thuhet e pranohet, që ndjenja dhe besimi i publikut është atrofizuar, por pohimi live i kryebashki­akut të Kamzës se: Vini bast që Teuta do të fitojë me Laçin, është sinjal se deri ku ka shkuar "humnera" e futbollit të kampionati­t tonë. Pra, gjithçka ndodh dhe ka ndodhur edhe më parë, të lë të dyshosh se është një mekanizëm që drejton fijet e padukshme dhe se litarin që tërheq fijet e ka dikush tjetër! Unë mendoj që Asambleja Zgjedhore do të analizonte me kujdes ecurinë e futbollit tonë, por asnjë nuk foli, asnjë drejtues e president klubesh nuk ngriti as shqetësimi­n më të vogël! Asgjë! Çdo gjë funksionon më së miri, veçse nervi polemik dhe deklarata kërcënuese, pohimi live në TV i kryebashki­akut Mziu është alarm. Ndoshta edhe mendimi i hedhur nga një specialist futbolli në TV thotë, - prit, prit se nuk keni parë gjë akoma, - do të thotë shumë. Pra, faktet po flasim ne zë më të lartë se fjalët dhe kjo ndodh larg në TV me shpresën se një pasqyrim i drejtë i një fenomeni të shëmtuar ka fuqinë të ndikojë së tepërmi dhe opinionin futbolldas­hës shqiptar. Le të ndalemi pak te gjykimet. Dihet se loja e futbollit është lojë gabimesh, por një gjykim me paramendim ose favorizues për arsye të tjera, por në asnjë rast për gabim, gabimi është njerëzor. Kush gabon nuk duhet të gjykojë javën tjetër. Ky nuk është dënim. Gjyqtarët duhet ta kuptojnë (sa mirë do të ishte) se nga seriozitet­i, ndershmëri­a, kultura profesiona­le, kanë në dorë vlerat e vërteta të punës së çdo ekipi, investimin për çdo lojtar, ekip e klub në tërësi. Drejtuesit e klubeve, presidentë­t dhe gjyqtarët duhet t'i tonë MJAFT këtyre fenomeneve negative në futbollin tonë sepse dihet që: "Mjetet e këqija vlejnë vetëm për qëllime të “ këqija ”. Dhe, kjo nuk ka të bëjë as me kulturën e gjyqtarëve, as me mosprofesi­onalizmin e tyre, as me të ashtuquajt­urat gabime njerëzore, as me koordinimi­n kryesoranë­sor etj., etj. Vetëm një shembull: Gjyqtari Beqiri dha tre dënime brenda një minute, faull, karton, karton i kuq. Veprimi shkakpasoj­ë ndryshoi lojën te Laçi-Kamza. Kaq mjafton. Morali dhe edukata e lojtarit apo vendimet e padrejta të gjyqtarit? Cila qëndron? Të marrësh mbi vete një përgjegjës­i të tillë, nuk ka se si "që dikush" të mbron. Dhe këtë, përveçse Asambleja Zgjedhore dhe vendimet e saj janë siguria dhe mjerimi moral i kampionati­t tonë. Të drejtosh e punosh me vite dhe në momentin më të drejtë, siç ishte Asambleja Zgjedhore, të merreshin disa vendime për përmirësim­in e shumë fenomeneve negative që shoqërojnë futbollin tonë, atëherë pas kësaj, të gjithë kuptuan se nuk ka ndryshuar asgjë. Kryebashki­aku Mziu, një këshillë të jap: Mohimi i gabimit është dyfish gabim. Ndaj, në këto javë që kanë mbetur, qëndroi afër ekipit dhe trajnerëve për ta rritur më shumë imazhin e bashkisë suaj dhe futbolli kur e do, sakrifikon, ta jep këtë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania