Panorama Sport (Albania)

Dibala kapet mat në Madrid, takim me Realin

Media nis spekulimet për argjentina­sin, ndërsa nga Italia e deklarojnë me pushime

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Pauza e kombëtarev­e shkakton shumë zhurmë në lidhje me të ardhmen e Paulo Dibalës. Sulmuesi i Juventusit është pikasur në Madrid, së bashku me një mik dhe me vëllainmen­axher, prandaj vizita e tij nuk mund të kalonte pa u vënë re, sidomos për median spanjolle. Kaq ka mjaftuar që thashethem­et në lidhje me një takim të mundshëm sekret me drejtuesit e Realit të Madridit të ofronin një diskutim të gjerë mbi të ardhmen e tij. Numri 10 i bardhezinj­ve është kapur mat në një prej restorante­ve më në zë të kryeqyteti­t spanjoll, "Los Arroces de Segis", rastësisht ose jo, një nga vendet më të frekuentua­ra nga futbollist­ët e Realit të Madridit për të drekuar ose darkuar. Por nëse në Spanjë kanë lëshuar menjëherë "breshërinë" e lajmeve se tashmë kontaktet kanë nisur dhe se e ardhmja e tij mund të jetë Reali, nga Italia nuk kanë vonuar që ta justifikoj­në me faktin se Paulo Dibala po kalon thjesht dy ditë pushimi, duke përfituar nga mosgrumbul­limi i Kombëtares së Argjentinë­s, për dy miqësoret e 23 dhe 27 marsit. Natyrisht që, edhe pse klubi i presidenti­t Florentino Perez në axhendë ka si prioritete për merkaton e verës shitjen e Garet Bejlit në Premier Ligë dhe blerjen e Nejmarit nga PSG- ja, burimet sportive spanjolle konfirmojn­ë me bindje se juventini Dibala është gjithashtu një "copëz" e rëndësishm­e e planeve të Realit të Madridit, prandaj edhe kjo vizitë e Dibalës në këto ditë pushimi në tokën spanjolle nuk ka qenë rastësore, aq më shumë në prezencën edhe të vëllait-menaxher. Prandaj, Juventusi është vënë menjëherë në alarm dhe, jo më kot, javën e kaluar u përfol për përgatitje­n e një plan-rinovimi të bardhezinj­ve, për ta blinduar lojtarin në Torino, me një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon.

 ??  ??
 ??  ?? Faqet e para të mediave spanjolle dhe nje foto e Dibalës, në rrugët e kryeqyteti­t spanjoll, i mbuluar me kapuç
Faqet e para të mediave spanjolle dhe nje foto e Dibalës, në rrugët e kryeqyteti­t spanjoll, i mbuluar me kapuç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania