Panorama Sport (Albania)

Llogari me arbitra kamikazë për fatet e kampionati­t

- Nga JORGIS MEMO

Skënderbeu- Luftëtari du het të ishte ndeshja që mund të kënaqte edhe atë pjesë të opinionit sportiv që prej kohësh e ka humbur besimin te kampionati shqiptar...

Skënderbeu- Luftëtari duhet të ishte ndeshja që mund të kënaqte edhe atë pjesë të opinionit sportiv që prej kohësh e ka humbur besimin te kampionati shqiptar. Mirëpo, edhe atëherë kur dikush që kërkon të shikojë një pjesë të bukur nga futbolli ynë me shumë halle, "vritet" sapo i del përpara një personazh i quajtur Emirjon Sino. Është prej vitesh arbitër i kolegjiumi­t të Fierit, madje dikur ka drejtuar me sukses edhe derbin PartizaniT­irana, por kurrë nuk u bë i rëndësishë­m. Dy ditë më parë kishte shansin për të mbajtur një ndeshje "qejfi", siç dhe realisht është një mes Skënderbeu­t dhe Luftëtarit, dy prej skuadrave që pa dyshim luajnë futbollin më të bukur. Por, ndodhi ajo që jo thjesht njollos garën, por në periudhën më të errët të Skënderbeu­t të "zyrave", tenton t'i dëmtojë edhe imazhin e vendosur për mirë në fushë gjatë këtij sezoni. Natyrisht, impakti i parë ishte se ky Skënderbe nuk ka nevojë për ndihmën e arbitrave, aq më tepër në një kampionat, ku me meritë deri më tani nuk njeh rivalë dhe duket sikur vjen nga një realitet tjetër.

Me telekomand­ë...

Por çfarë ndodhi realisht në atë 90-minutësh në Korçë dhe pse u bë arbitri protagonis­t...? Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për një ndeshje ku gjyqtari dëmton Luftëtarin në dy raste flagrante që vendosin praktikish­t rezultatin (penallti e gabuar e dhënë për Skënderbeu­n dhe një e mohuar për gjirokastr­itët). Habia e madhe qëndronte në faktin se pse rezultati duhet të ishte një lodër në dorën e tre "kamikazëve" nga Fieri. Bëhet fjalë për një fenomen që rëndom ndodh në futbollin tonë të "pistë", që me logjikën e thjeshtë të gjërave, kupton se si me pultin në dorë disa arbitra të komanduar vendosin fatet e kampionati­t. Ndoshta të dielën edhe trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, ka menduar se ky Sino qenka më i mirë se Abazaj, Gavazaj apo Lilaj. "Fabula" e ndeshjes në Korçë ishte e qartë: Luftëtari duhet të ndalej për llogari të palëve të treta dhe jo se e hëngri meraku Sinon & CO për të ndihmuar Skënderbeu­n, pasi këta të fundit nuk kanë nevojë të ndoten me të tilla gjykime. Kur jemi në mbyllje të fazës së tretë, llogaritë e Europës me arbitra nisën frikshëm. Natyrisht edhe llogaritë e mbijetesës, që javën e fundit prodhuan edhe dy deklarata bombastike të kryebashki­akut të Kamzës, Xhelal Mziu, si dhe trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka. Alarmi i madh që u dha në Skënderbeu-Luftëtari, ku fitoren e korçarëve e festuan më shumë të tjerët, konfirmoi as më pak e as më shumë se çfarë na pret të shohim në fazën e katërt. "Qokat" për klubet kanë nisur me kohë, pasi vijmë edhe nga zgjedhjet e 7 shkurtit. E ku ka më mirë se në këtë garë kaq të pabesueshm­e të përdoren gjyqtarët...! Në fund të fundit, çfarë e gjeti Enea Jorgjin pas ndeshjes Kukësi-Skënderbeu 2-0 më 20 maj 2017?! Në institucio­nin e futbollit tani nuk u dridhet më as qerpiku. Presidenti i shoqatës së gjyqtarëve, Tahir Kastrati, ka vendosur të mos hapë më telefonin, ndërsa kryetari i caktimit të arbitrave, Petrit Brahja, thonë që pyet të "mëdhenjtë" edhe për ndeshjet më mediokre të mundshme. E keni vënë re se pse gjithnjë e më shumë në këto javët e fundit janë shtuar arbitrat që, pasi pushojnë një kohë të gjatë, rishfaqen për të kryer misionin. Beqiri, Sokoli, Sino, Alla, por jo vetëm... Nuk janë futbollist­ë, por "asët nën mëngë" të FSHFsë, që rikthehen sa herë duhen dhe lënë shenjën e tyre në "shëndoshje­n" e kampionati­t. Shenjat janë edhe më të këqija se sezoni i kaluar, por në këtë futbollin tonë ku të mbyt "shou" dhe shpëlarja e trurit para stadiumeve të boshatisur­a, është e vështirë të marrë njeri përgjegjës­i se çfarë ndodh me këtë kastë arbitrare që po shkatërron gjithçka. Si ka mundësi që nga fillimi i sezonit dhe deri më tani klube si Flamurtari dhe Luftëtari janë goditur sistematik­isht, ndërsa të tjerë, me në krye Laçin, ndihen mbretër të këtij kampionati sa i përket pjesës së arbitrave?! Si ka mundësi që vetëm Luftëtari dhe Lushnja nuk kanë marrë një penallti në favor pas 26 javësh? Asgjë nuk mund të jetë e rastësishm­e, aq më tepër që janë të njëjtët njerëz prej afro dy dekadash në sektorin e gjykimit. Janë shumë pyetje që nuk do të marrin kurrë një përgjigje, sepse këtu te ne çudia më e madhe tri ditë zgjat dhe më pas vijojnë shpëlarjet e trurit: "Kemi kampionati­n më të fortë në rajon". Tani mos u çudisni kur të dëgjoni përralla me Ligën Profesioni­ste... përpara një furtune që presim të na vijë nga UEFA, pasi nuk jemi të zotë për të mbrojtur dinjitetin e një kampionati që po shkatërroh­et javë pas jave. Gjithsesi, në FSHF e kanë një meritë të madhe: dinë të administro­jnë situatën kur na vijnë dosje të zeza nga qeveria e futbollit europian.

"Si ka mundësi që nga fillimi i sezonit dhe deri më tani klube si Flamurtari dhe Luftëtari janë goditur sistematik­isht, ndërsa të tjerë, me në krye Laçin, ndihen mbretër të këtij kampionati sa i përket pjesës së arbitrave?! Si ka mundësi që vetëm Luftëtari dhe Lushnja nuk kanë marrë një penallti në favor pas 26 javësh? Asgjë nuk mund të jetë e rastësishm­e, aq më tepër që janë të njëjtët njerëz prej afro dy dekadash në sektorin e gjykimit”

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania