Panorama Sport (Albania)

Partizani fluturon me Çanin, Flamurtari në kolaps total

Edgari shënoi golin e parë në kampionat: Kontrata me Moxhin është një...

- ILIR CARA

Partizani fluturon me golin e Edgar Çanit. Skuadra e Dalipit ka marrë fitoren e parë ndaj Flamurtari­t dhe me këtë sukses, të kuqtë parakaluan vlonjatët dhe Luftëtarin, duke u pozicionua­r të katërtit me 39 pikë, 3 më pak se Laçi i vendit të tretë. Fitorja nuk ishte rastësishm­e, pasi goli i Çanit ishte thuajse i paralajmër­uar nga "Panorama Sport" një ditë më parë. Të kuqtë bënë shumë prova në seancën e fundit në "luftën" në ajër. "Demat" patën disa mundësi me gjuajtjet me kokë, por ishte Çani, ai që shënoi golin e parë me fanellën e kuqe. Ju deshën 7 muaj pritje ish-sulmuesit të kombëtares që të gjente rrjetën e parë në Kategorinë Superiore. Me trepikëshi­n e djeshëm, Partizani ka kapur ashensorin për lart, ndërsa vlonjatët kanë zbritur në vendin e 6- të. Sfida e djeshme kishte aromë Europe, por në fund kanë triumfuar të besuarit e trajnerit Dalipi, të cilët besojnë në sigurimin e një bilete europiane. Marsi ka rezultuar muaji "i zi" për Flamurtari­n, pasi ka 6 ndeshje pa fitore.

PJESA E PARË- Partizani e nis ndeshjen, duke i besuar formacioni­t që ka përdorur në javët e fundit, ndërsa trajneri Duro ishte i detyruar të sajonte edhe kësaj radhe. Takimi nis vrullshëm për të kuqtë, të cilët në minutën e dytë krijuan mundësinë e parë. Një minutë më pas, vendësit pretendojn­ë për një penallti të padhënë për Asanin. Ndërsa, vlonjatët kujtohen vetëm në minutën e 14-të të dërgojnë topin e parë te portieri Hoxha. Pas 15 minutave lojë, terreni fillon të rëndohet, ku në disa sektorë kishte prezencë uji, që pengonte qarkullimi­n e topit. Skuadra e trajnerit Dalipi funksionon më mirë në fushë, ku mesfusha është nën kontrollin e Bathës dhe Malës, por edhe treshja ofensive përbën rrezikshmë­ri. Në minutën e 26-të, vlonjatët pretendojn­ë për një penallti, por gjyqtari e konsideron simulim hedhjen e Hoxhajt. Më pas, për rreth 13 minuta loja përqendroh­et në mesfushë, pa iniciativa drejt portave. Në minutën e 29të, trajneri Duro është i detyruar të bëjë një ndërrim, ku Zuka i zë vendin Xhufos që doli i dëmtuar nga fusha. Në minutën e 39-të, Zuka humbet një mundësi të pastër shënimi për vlonjatët. Më pas, të kuqtë kanë 2-3 mundësi dhe pjesa e parë mbyllet me shpërdorim­in e Alvesh në zonën e të kuqve.

PJESA E DYTË- Partizani e nis lojën me një zëvendësim në sulm, ku Bardhi i lë vendin Çanit, ndërrim, i cili doli i goditur në fund. Edhe pjesa e dytë nis me insistimin e Partizanit

për të gjetur golin. Të kuqtë krijojnë disa raste, por mungon prekja finale. Gjithsesi, në minutën e 54-të, goli vjen me protagonis­t goditjen e merkatos së verës, Edgar Çani, që finalizon me kokë. Partizani nuk heq dorë nga sulmi edhe pas golit. Në

minutën e 60-të, Musta, i cili po rrezikonte të dilte me karton të kuq, ia lë vendin Kamarasë, por sërish vlonjatët mbeten të lexueshëm në veprime. Në minutën e 63-të, Çani shënon sërish, por gabimisht goli anulohet nga gjyqtarët. Më pas vjen radha e freskimit

të grupit te të kuqtë, ku Asani i lë vendin Lukasit dhe më pas Kulum hyn në vend të Malës. Në minutat e fundit, të dy ekipet tentojnë të gjejnë golin, por pa rezultat, ku faktor u bë edhe terreni, i cili sa vinte e rëndohej. Gjithçka u mbyll me golin e Çanit.

 ?? FOTO: F. Hazizllari ?? Çani duke festuar golin
FOTO: F. Hazizllari Çani duke festuar golin
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania