Panorama Sport (Albania)

Panuçi lë jashtë Agollin, Lila kapiten

"Do jetë 38 vjeç në Europian, e thërras nëse më duhet”

- OLSI TUJANI

Si çdo herë nuk harron xhentilesë­n me mediat në sallën e konferenca­ve para se të ulet, por në fund kujton rastin kur një shqiptar nuk ka b…. Kristian Panuçi e ka thënë shqip akuzën lidhur me refuzimin e Edon Zhegrovës. Më tej, trajneri i Kombëtares ka mbyllur thuajse përfundimi­sht mundësinë e Agollit për rikthimin në Kombëtare, duke...

Si çdo herë nuk harron xhentilesë­n me medi at në sallën e konferenca­ve para se të ulët, por në fund kujton rastin kur një shqiptar nuk ka b…. Kristian Panuçi e ka thënë shqip akuzën lidhur me refuzimin e Edon Zhegrovës. Më tej, trajneri i Kombëtares ka mbyllur thuajse përfundimi­sht mundësinë e Agollit për rikthimin në Kombëtare, duke e lidhur me moshën e tij, në projeksion me Europianin e ardhshëm ku do të jetë 38 vjeç. Gjatë konferencë­s për shtyp, Panuçi ka nënvizuar minutazhin e pakët të futbollist­ëve, me të cilën ka justifikua­r faktin pse do të jetë vetëm një miqësore për kuqezinjtë, nisur nga fakti që do t'i duhet t'i stërvitë futbollist­ët gjatë kësaj jave si në Turqi. Ndër të tjera, tekniku përmendi Andi Lilën, por theksoi se skuadra ka më tepër cilësi sesa në fillim.

Në çdo skuadër, kapiteni bën "urën lidhëse" mes lojtarëve dhe stafit. Pse e shmangni kapitenin Agolli në dy grumbullim­e radhazi dhe çfarë do të ndodhë me të?

Kam nevojë që të them se Agolli në tetor do të jetë 36 vjeç. Dhe kampionati Europian do të jetë në 2020-ën. Ne jemi të detyruar që të provojmë dikë tjetër. Unë kam folur me Agollin dhe i kam thënë që nëse do të kem nevojë, do ta kem në konsiderat­ë. Por, kemi detyrimin që të provojmë diçka tjetër. Dua që të jem i qartë në këtë që them, shumë i qartë: 36 vjeç në tetor dhe në Europian do të jetë 38 vjeç. Bëhet shumë e vështirë. Por nëse kam nevojë, do ta thërras. Do të kisha dashur, sepse është një profesioni­st i vërtetë, që ta stërvitja kur ka qenë 28 apo 30 vjeç. Por për fat të keq po bëhet 36 vjeç dhe kam detyrimin që të gjej dikë tjetër.

Kush do të jetë kapiteni i ardhshëm, a e keni vendosur?

Në ditën që jam prezantuar këtu, çfarë kam thënë? Është shumë e lehtë për të gjetur se cili do të jetë kapiteni. Në momentin që mësohet 11-shja titullare: Kapiten i Kombëtares do të jetë ai që ka më shumë ndeshje. Ndaj ju duhet të prisni që të mësoni se kush do të luajë të hënën e ardhshme.

Grupi që keni zgjedhur ka një moshë mesatare mes 23 dhe 24 vjeç. Ky do të jetë grupi për eliminator­et apo do të ketë të tjerë elementë?

Është 25 vjeç e një muaj. Pak a shumë e keni kuptuar idenë se grupi po formohet. Jemi duke thërritur lojtarë të rinj sepse një bazë unë tashmë e kam krijuar. Për këtë dua që të provoj deri në qershor lojtarë të rinj, që të gjej 26 apo 28 lojtarë, të cilët do të jenë edhe bërthama e skuadrës për eliminator­et.

Sadikun e njihni, a keni kuriozitet për të njohur Balajn dhe Cikalleshi­n?

Sadikun e njoh dhe në këtë periudhë po luan pak, gjë që është problem. Megjithatë, kemi një javë kohë për të punuar edhe nga ana fizike. Kemi rikuperuar Balajn dhe Cikalleshi­n, të cilët me siguri janë tre sulmues që më pëlqejnë, me karakteris­tika të ndryshme.

Do ndryshojë diçka në skemë meqë luajmë në shtëpi? Do ta shohësh të hënën... Thatë që Sadiku nuk po kalon formë të mirë meqenëse nuk po luan, pse jo Guri që po bën mirë?

Sadikun e kam përzgjedhu­r sepse është një lojtar që jeton brenda zonës dhe sepse është një futbollist i rëndësishë­m për ne. Ai ka luajtur 30% të ndeshjeve që nga janari dhe sigurisht që nuk është më e mira. Do ta shoh këtë javë sesi është, por është një futbollist që ka nevojë për besim sepse edhe Aliji nuk kishte skuadër dhe unë e thërrita dhe e gjeti. Për këtë, e kemi tashmë një bazë. Në shumë raste, Kombëtarja është një stimul i madh për Sadikun dhe shumë lojtarë të tjerë që në këto momente kanë probleme. Kështu që ishte e drejtë që ta thërrisja.

Është rritur prezenca e lojtarëve të Superiores në Kombëtare, a tregon kjo se është rritur edhe kampionati? Keni të tjerë në konsiderat­ë?

Unë jam trajneri i Shqipërisë dhe është normale që të shoh kampionati­n shqiptar. Abazaj e Gavazaj janë futbollist­ë që janë të fortë në përballjet një për një dhe mua më pëlqejnë për mënyrën se si mund ta vendosim ne skuadrën në fushën e lojës. Për faktin që po bënin mirë, është e drejtë që t'u japim një premio, shpërblim. Më pas duhet ta tregojnë edhe në Kombëtare. Ky është shembulli, që secilin që bën mirë në kampionati­n shqiptar dhe kush demonstron ndjesinë që mund të jetë, unë e thërras.

Çfarë ndodhi me Edon Zhegrovën që tashmë ka zgjedhur Kosovën?

Kemi folur me të dhe ishte i gatshëm për të ardhur me ne. Më pas, ishte babai, që shpeshherë i prishin fëmijët. Pikë!

Bujar Lika ishte një element surprizë në grumbullim. Çfarë prisni prej tij?

Nga fillimi i vitit është te Grasshoper­s. E kam ndjekur përgjatë këtyre dy muajve dhe është një lojtar që ka luajtur gjithmonë më këtë ekip. Aty kam grumbullua­r gjithmonë Hysajn ose Balliun dhe vendosa që ta lë në shtëpi këtë të fundit për të parë Likën. Pikërisht për të bërë edhe ndërtimin e grupit.

Janë 25 lojtarë të grumbullua­r dhe gati 15 jashtë. Është mirë që të keni një grup kaq të gjerë?

(qesh...) Do të më pëlqente që të kisha 50 lojtarë që të gjithë të zotët. Nuk është absolutish­t problem. Do të përpiqem që të hedh në fushë grupin me të cilin mendoj se mund të fitojmë ndeshjen, pa pasur asnjë simpati, antipati për bukurinë, shëmtinë, është i mirë apo i keq. Do të kërkoj grupin që mund të na çojë drejt fitores. Kështu që, sa më shumë lojtarë të mirë që të kem, aq më pak mundësi për të gabuar kam (qesh...).

Do të ketë rëndësi rezultati apo miqësorja do të shërbejë për të parë një panoramë të lojtarëve?

Duke ditur që do të duhen edhe dy muaj deri në fund të majit, mua më pëlqen të fitoj, pasi i jep besim grupit. Jemi duke punuar në një mënyrë të ndryshme, ndryshe nga ajo e Xhanit. Kështu që të fitosh siç bëmë edhe në Turqi, duke provuar të luajmë futboll, e rrit vetëbesimi­n. Për ta kuptuar mirë, kam marrë katër apo pesë lojtarë të rinj, që të kuptoj në stërvitje nëse niveli aty është rritur. Kam parë në Turqi Lilajn, Kamer Qakën dhe tashmë marr Abazaj, Ramadanin, të cilët janë lojtarë cilësorë. Dua të shoh edhe Likën, Gavazajn nëse cilësia në stërvitje rritet. Sepse në krahasim me fillimin, kemi më shumë

Në konferencë­n e djeshme për shtyp në ambientet e stadiumit "Elbasan Arena" dolën dy lojtarët e Shpresave, Emir Sahiti dhe Sherif Kallaku, ku folën rreth dy ndeshjeve me Sllovakinë. Futbollist­ët u shprehën optimistë përpara këtyre dy përballjev­e dhe shpresojnë të dalin nga fusha me fitore. Brenda katër ditëve, kuqezinjtë e vegjël do luajnë fillimisht në Shqipëri me Sllovakinë dhe më pas në transfertë.

EMIR SAHITI - "Gjendja e skuadrës është e mirë dhe ne do të hyjmë në fushë për të marrë një fitore. Jemi përgatitur maksimalis­ht dhe besoj se gjithçka do të shkojë mirë. Ne do hyjmë për të fituar, por edhe nëse në fund dalim me një barazim, nuk do ishte keq. Besoj se do luajmë në sulm në këtë ndeshje dhe nuk do ta presim kundërshta­rin në mbrojtje. Tani kam shkuar te Hajduku dhe besoj se me aftësitë e mia do kem mundësinë edhe të luaj aty. Por, këtë gjë e di më mirë trajneri. Më parë kam pasur kërkesa edhe nga Kombëtarja e Maqedonisë, por nuk kam pranuar, dëshira ka qenë të luaja me Shqipërinë. Para një muaji më ka thirrur edhe Kombëtarja e Kosovës, por dëshiroj të luaj për Shqipërinë". SHERIF KALLAKU - "Mungesat që kemi për shkak se disa lojtarë janë thirrur në ekipin e parë janë të rëndësishm­e, por besoj se edhe zëvendësue­sit e tyre janë lojtarë shumë të mirë dhe mund t'i përballojn­ë shumë mirë këto dy ndeshje. Besoj se do të japin akoma edhe më shumë se ato që ishin, edhe për të treguar se edhe ata kanë vlera për të qenë pjesë e Kombëtares. Ne jemi një grup lojtarësh cilësorë, me Tolin, Tafën, Ndojin etj., por mendoj se forca jonë është grupi dhe nuk mund të ndaj një pikë më të fortë. Njohjen e kundërshta­rit do ta diskutojmë me trajnerin, pasi ai i ka nën vëzhgim sesi luajnë ata dhe si do kundërpërg­jigjemi ne. Personalis­ht nuk e njoh si kundërshta­r". Vladimir Mema.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania