Panorama Sport (Albania)

Goli i parë, Musolli: Dua të jem si Toti

-

201 ndeshje me Kukësin, 1 gol në Superiore. Besar Musolli mund të konsideroh­et si një nga lojtarët që ka bërë histori me fanellën e bluve. Ditën e djeshme gjeti për herë të parë rrugën e rrjetës dhe u ndëshkua me karton të verdhë, çka bën të humbasë sfidën me Flamurtari­n ndeshjen e ardhshme. Ai aktivizohe­t me Kukësin që prej vitit 2012, kur skuadra nisi të bëhej e famshme në elitën e futbollit shqiptar. Rekordi- "E kam thënë edhe më herët që është ndjesi e veçantë kur janë kaq shumë ndeshje. Më vjen mirë që shënova golin e parë në Superiore".

Kartoni- "Mora shumë kritika, por ishte një vendim i çastit. E hoqa fanellën dhe pastaj u ndala, por ishte tepër vonë për ta kthyer vendimin që mora". Festa me Hallaçin- "Nuk kishte ndonjë festim të veçantë. Thjesht ashtu ndodhi. Nuk e mendova faktin që barazova rekordin e tij 201 gola. Ishte spontane".

Gjoka- "Nuk e di çfarë të them. Është mendimi i tij".

Si Toti- "Deri tani gjërat janë duke shkuar shumë mirë me drejtuesit dhe me klubin. Shpresoj që të jem si Toti te Roma. Të quhem unë Musolli i Kukësit".

Xharia- "Është e vërtetë që prezenca e tij në mesfushë më ka dhënë më shumë hapësirë dhe kam avancuar më përpara. Më dha më shumë liri për të bërë presion më sipër. Xharia është luftarak".

Vendi i dytë- "Normalisht që e ndiejmë presionin që po rrezikohem­i nga java në javë dhe shpresoj që të vazhdojmë me ndeshje të mira dhe ta sigurojmë vendin e dytë. Shpresoj që ta arrijmë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania