Panorama Sport (Albania)

Vllaznisë i mungon 11-metërsh, Alla meritonte edhe të kuqin

-

Kartonë me shumicë dhe një penallti e padhënë për Vllazninë. Mund të konsideroh­et një ditë negative e gjyqtarit kryesor, Eldorian Hamiti, i cili bëhet protagonis­t në ndeshjen Kukësi-Vllaznia, të fituar nga vendësit. Përpara se të arrijmë te rasti më i diskutuesh­ëm i ndeshjes, le t'i marrim me radhë të gjitha momentet e dyshimta që ndodhën në stadiumin "Zeqir Ymeri".

- Në minutën e 7-të, Sidrit Guri i jep një goditje me bërryl mbrojtësit të Vllaznisë, Pjeshka. Gjyqtari lë lojën të luhet, por nga pamjet shihet se sulmuesi e ka hapur dorën më shumë sesa duhet dhe minimalish­t duhet të ishte faull. Mund të shoqërohej edhe me karton të verdhë.

- I drejtë vendimi për të ndëshkuar me karton të verdhë mbrojtësin Mersini, i cili bën një ndërhyrje nga pas, drejt e në këmbët e kundërshta­rit.

- Hamiti ndëshkon me karton të verdhë Ribajn dhe Sukajn për protesta, edhe pse nuk kuptohet qartë motivi.

- Tregohet i saktë anësori këtë herë për të ndalur lojën në minutën e 51- të pasi Pjeshka është më i avancuar, në krosimin e Gilman Likës.

- Në minutën e 54-t, loja duhet të ishte ndalur për një faull në dëm të Mersinit, pasi Ymeraj e ngre këmbën deri në kraharorin e kundërshta­rit. Në fakt loja vazhdon...

- Pesë minuta më vonë, ekzaktësis­ht në të 60-tën ka një rast të dyshimtë në zonë. Rrumbullak­u dhe Sukaj e prekin topin të dy me dorë brenda zonës, por në fakt duket se sfera ndalet fillimisht në dorën e mbrojtësit të Kukësit dhe më vonë devijohet nga sulmuesi i Vllaznisë.

- Rasti më flagrant në minutën e 64-t. Pas një topi të gjatë nga ana e Tafilit, Xhevahir Sukaj i vjedh kohën Allës dhe pozicionoh­et mjaft mirë, duke shkuar drejt topit. Nga pamjet shihet që kontakti mes palëve ka ndodhur jashtë zonës, por gjithçka intensifik­ohet nga mbrojtësi kur Sukaj shkon t'i afrohet topit. Ai i vendos dorën në qafë dhe këtu kemi të bëjmë me 11-metërsh. Ndoshta edhe karton të kuq për mbrojtësin, i cili nuk interesohe­t fare për topin dhe i heq një mundësi shënimi sulmuesit. Por, Hamiti nuk fërshëllen asgjë. Madje as faull jashtë zone.

- Hamiti ndëshkon me karton të verdhë Sukajn (i cili ishte i dyti) për të. Vendimi këtë herë është i drejtë pasi sulmuesi bën gabim që i ndërhyn Frashërit me kokë në momentin që ai e ka topin në dorë.

 ??  ?? Ndërhyrja e Allës ndaj Sukajt
Ndërhyrja e Allës ndaj Sukajt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania