Panorama Sport (Albania)

Penalltia dhe faulli ndaj Frashërit, Sukaj: Ja e vërteta me gjyqtarin

Sulmuesi: Nuk simuloj kurrë në zonë, arbitri tendencioz

-

Xhevahir Sukaj nuk ka fjalë për penalltinë që iu mohua Vllaznisë ndaj Kukësit. Në një prononcim për "Panorama Sport", sulmuesi shkodran tregon rastin e dyluftimit me Allën dhe thotë se ai nuk ka kurrë tendencë të simulojë në zonë. Për më tepër, sulmuesi i Vllaznisë zbulon edhe bisedën që pati me arbitrin për kartonin e parë dhe për të kuqin në fundin e ndeshjes. Sukaj tregon se nuk kishte dijeni për rregullat dhe realisht mendonte se marrja e topit me kokë s'përbënte faull. Kartoni i parë- "Normalisht që ai e justifikon si protestë, por unë nuk protestova dhe thjesht shkova e pyeta përse e dha atë faull. Ishte tendencioz dhe fërshëlleu përpara se sa të rrëzohej lojtari i Kukësit. Por nuk më ndëshkoi vetëm mua, por edhe Ribajn". Kartoni i kuq- "Të them të drejtën, unë nuk e quaj karton atë. Pavarësish­t se nuk e di mirë, por nuk është karton. Unë në fund thjesht i shkova dhe e pyeta nëse është i bindur që është karton i verdhë. Nuk e di, ndoshta jam edhe unë gabim. Kur më tha se ishte i bindur, u largova. Nuk isha shumë i sigurt edhe unë". Penalltia- "Ai nuk kishte guximin e vogël për të dhënë faull për ne. Te penalltia nuk di çfarë të them. Unë nuk jam nga ata lojtarë që simuloj për të marrë faulle. Unë po bëhesha gati të mbështesja këmbën e djathtë dhe të godisja topin. Nëse kanë qejf t'i bëjnë dëm Vllaznisë, le t'i bëjnë. Nuk e di nëse kishte dëshirë të mbronte Kukësin, por kishte tendencë të dëmtonte Vllazninë".

Dëmi- "Nëse kënaqen që vitin e ardhshëm ta bëjnë kampionati­n pa Vllazninë, le të vazhdojnë. Nuk ka problem. Nëse janë të lumtur që ta shohin Vllazninë në Kategorinë e Parë, le të vazhdojnë...".

 ??  ?? Momenti kur Sukaj tenton të marrë topin me kokë nga duart e Frashërit
Momenti kur Sukaj tenton të marrë topin me kokë nga duart e Frashërit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania