Panorama Sport (Albania)

Shpërthen Gjoka: Vllaznia u vodh

"Kishim shumë mungesa, por u ndëshkuam në momentin që po luanim më mirë"

-

Ironia e fatit. Një vit më parë ishte i ulur në pankinën e Kukësit dhe në jo pak raste ekipi i tij u kritikua se ndihmohej nga arbitrat. Këtë herë, Ernest Gjoka e pëson nga arbitrat në Kukës dhe ai e thotë me të madhe në emisionin "Gol pas goli" në "SuperSport". "U vodh djersa e lojtarëve të Vllaznisë", tha Gjoka mes të tjerave, teksa u përpoq të analizonte faullin e Sukajt dhe humbjen në "Zeqir Ymeri".

Mungesat- "Nuk ishte vetëm Vucaj, por 3 lojtarë të rëndësishë­m që nga mbrojtja deri në sulm. Ndeshja ishte e vështirë ndaj kampionit në fuqi. Nuk mund të bënim dot atë që donim dhe topi i gjatë dominoi gjithë lojën".

Penalltia- "Nuk kam koment. Penalltinë e ka koment vetëm gjyqtari. Është si puna e atij që të fut dorën në xhep dhe të vjedh. Ai vodhi djersën e lojtarëve të Vllaznisë. Ndeshja ishte në një moment delikat dhe po humbnim 1-0. Mund të kishim ndryshuar rrjedhën. Duhen marrë masa".

Viti i kaluar- "Ne ishim në vend të parë dhe nuk kemi marrë kurrë këto lloj penalltish. Mund ta pyesni edhe Starovën për këtë... Por këtë herë situata është ndryshe".

Arbitrimi- "Për ta analizuar ndeshjen shpejt, në pjesën e parë bëmë një gabim dhe u penalizuam. Patëm raste me Sukajn, por nuk i shfrytëzua­m. Në pjesën e dytë ishim më mirë dhe më të qetë. Rasti i penalltisë do të kishte ndryshuar lojën dhe do të na jepte oksigjen. Por nuk do të thotë që nuk bëmë gabime. Edhe në golin e dytë gabuam, pasi u hodhëm të gjithë në sulm".

Goli i Shametit- "Unë funksionoj me zonën mikse, por pikat e forta i markoj në

një për një. Shameti është i fortë dhe të gjithë e dimë kush është në ajër".

Ribaj- "Çinari ka 3 ndeshje që ka luajtur radhazi dhe prandaj zgjodha Ribajn nga minuta e parë, për të pasur Çinarin më të freskët nga stoli".

Sukaj- "Duhet të ishim të qetë, pavarësish­t vështirësi­ve. Duhet të mendonim për ndeshjen në fushën tonë sepse nuk kemi luks. Janë gjëra që ndodhin në futboll dhe Xhevo bëri një faull teknik, por ndoshta mendoi për të ndryshuar lojën duke bërë diçka ndryshe. Ndodhin në futboll".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania