Panorama Sport (Albania)

“Guri dhe Salihi janë ndryshe”

-

Trajneri i Kukësit, Peter Pakult, i gëzohet fitores dhe pranon se ndaj Sukajt ishte 11-metërsh. Në prononcimi­n e tij për "SuperSport", ai krahasoi edhe Gurin me Salihin.

Penalltia- "Kisha një bisedë të shkurtër me Sukajn dhe i thashë që edhe unë në të kaluarën kam qenë sulmues dhe kam pasur situata të tilla në karrierë. Mendoj se si sulmues, ai futet i pari me një kontakt me mbrojtësin, por duke parë vazhdimësi­në e aksionit, shihet që ishte penallti. Sukaj ndërhyn i pari, por ishte penallti".

Fitorja- "Mendoj se klubi duhet të reagonte pas ndeshjes me Luftëtarin dhe qëllimi ynë kryesor ishte të merrnim fitoren. Ishte shumë e rëndësishm­e të merrnim 3 pikë përpara pauzës së kombëtarev­e. Luajtëm shumë mirë që në fillim dhe e futëm në presion Vllaznisë. Ne kërkonim patjetër fitoren. Më vjen shumë mirë që aksioni për golin e parë ishte një kombinim i bukur".

Leksionet- "Nuk kam dashur t'u jap leksioneve. Unë vendosa që t'i lija në stol sepse ata që ishin në fushë treguan lojë shumë të mirë. Para ndeshjes u sqarova lojtarëve se nuk mund të luajnë gjithmonë 11 të njëjtë, por edhe të tjerë që janë të rëndësishë­m për ekipin në pjesë të ndryshme të kampionati­t".

Salihi-Guri- "Nuk mund t'i krahasoj. Salihi ishte në zonë si një kobra, ndërsa Guri është tjetër. Vrapon shumë për ekipin, është i shpejtë dhe shënon golat e tij. Jam i kënaqur që kam punuar me Salihin dhe që kam një lojtar si Guri. Nëse Guri vazhdon hapat e Salihit në karrierë, do të isha i lumtur".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania