Panorama Sport (Albania)

"Vendosi një episod, penallti për Hoxhajn"

-

Me humbjen e djeshme, Flamurtari ka humbur terren në klasifikim. Në prononcimi­n e dhënë për "Supersport", pas ndeshjes, trajneri Duro pranon vështirësi­të, si dhe tregon arsyet e zbehjes së kuqezinjve.

Një humbje minimale, me një kundërshta­r direkt për Europën. Çfarë mendoni se nuk shkoi te Flamurtari? Fillimin e patëm shumë të vështirë dhe u vumë disi në vështirësi, por gradualish­t u futëm në lojë dhe krijuam 3-4 mundësi të mira shënimi, por nuk ia dolëm. Normalisht, që kjo ishte një ndeshje që do të përcaktohe­j nga episodet dhe ne gabuam rëndë në rastin e golit të Çanit. Gjithsesi ishte një ndeshje e ekzekutuar në një terren të vështirë dhe për fat të keq, episodi ishte në favor të Partizanit. Çfarë po ndodh me sulmuesit që po shpërdoroj­në kaq shumë?

Rastet i kanë pasur, por është situata psikologji­ke, që ndikon. Ata janë lojtarë shumë të mirë dhe ndihmojnë skuadrën. Mendoj se ky është një moment që e kalon çdo sulmues në botë dhe është kalimtar.

Mendoni se ka ardhur koha të ndryshoni mënyrën e lojës?

E kam ndryshuar edhe me Kamzën, kur ishim në disavantaz­h, e bëra edhe sot (dje). Mënyra e lojës përcaktohe­t në varësi të kundërshta­rit, por edhe të rrjedhës së lojës.

Sa e vështirë është përgatitja, ku çdo javë keni mungesa në mbrojtje? Mungesat kanë qenë të shumta dhe kanë ndikuar psikologji­kisht, pasi për fat të keq nuk kemi marrë edhe pikët. Ky muaj ka qenë i tmerrshëm në të gjitha aspektet, ndaj në prill shpresoj të rikthehemi, ku do të diskutojmë edhe Kupën e Shqipërisë. Kemi qenë edhe pa fat, pasi blerjet e reja nuk po i shohim në fushë, për shkak të dëmtimeve. Kush e ka sjellë sulmuesin Tounkara te Flamurtari? Kam qenë unë me presidenti­n Idrizi, por me sugjerimin e Igli Tares. S'mund të themi se është një dështim, pasi lojtari nuk po shfaqet në fushë. Ka luajtur vetëm pak minuta dhe për fat të keq është dëmtuar, ndaj nuk mund të nxjerrim konkluzion. Ka pasur një pretendim për 11- metërsh me Hoxhajn. Pasi keni parë pamjet, çfarë mendimi keni?

Kjo ishte një penallti e pastër, por nuk dua të merrem me arbitrat, pasi jam dorëzuar ndaj tyre. Kjo e sotmja ishte akullore, në krahasim me çfarë na kanë bërë në gjithë këto takime.

 ?? Foto: F. Hazizllari ?? Të kuqtë duke festuar golin e Çanit
Foto: F. Hazizllari Të kuqtë duke festuar golin e Çanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania