Panorama Sport (Albania)

Çani: Goli për të fejuarën, ja pakti me Luçiano Moxhin

"Vuajtjet morën fund, Europën e gjurmojmë deri në fund"

- ILIR CARA

Edgar Çani shënoi golin e parë me fanellën e kuqe në kampionat, gol i cili i dha tri pikë "të arta" Partizanit. Në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport" pas ndeshjes, Çani pohoi se vuajtjet e tij kanë marrë fund dhe tani është gati të kontribuoj­ë më shumë për ekipin. Ai beson shumë se Partizani do ta kapë një vend të Kupat e Europës dhe golin e djeshëm ia ka dedikuar të fejuarës së tij. Në fund sqaroi edhe paktin me klubin pas kushtit të vënë nga Luçiano Moxhi.

Edgar, a mori fund vuajtja juaj me këtë gol që i dha suksesin Partizanit ndaj Flamurtari­t?

Mendoj se po. Jam shumë i kënaqur për golin dhe fitoren, sidomos për gjithë atë moment që kam kaluar.

Duhet të vinte trajneri i tretë në drejtim që ju të ishit vetvetja dhe të zbrisni pa probleme në fushë?

Nuk ka qenë problem trajneri në rastin tim, por gjendja ime fizike që kam kaluar gjatë kësaj periudhe. Gjithçka ka ardhur nga ai dëmtim që kam pasur në gju, por që tashmë ka kaluar dhe jam rikuperuar plotësisht.

Pra, ju e konsideron­i të kaluar dhe mund të jeni gati për pjesën në vazhdim.

Sigurisht, ndihem mirë, kam filluar të marr minuta loje dhe dalëngadal­ë pres të luajë edhe më shumë.

Mendoni se Partizani e kap Europën në fund të sezonit?

Shpresojmë dhe besojmë shumë. Ne kemi një objektiv si ekip dhe po punojmë, ndaj do ta gjurmojmë deri në fund.

Keni ndonjë dedikim special për këtë gol të parë në kampionat?

Po, ia dedikoj të fejuarës sime.

Ju vjen keq që ju mohua goli i dytë ndaj Flamurtari­t?

Më vjen keq shumë, pasi e kisha dijeninë se ai gol ishte i rregullt. Gabojmë ne si lojtarë, por gabojnë edhe gjyqtarët. Shpresoj të mos ketë qenë i qëllimshëm.

Golin e kërkuat që me Luftëtarin, por nuk ju lanë të gjuanit penalltinë...

Nuk e kujtoj më atë rast, ka kaluar pa asnjë problem.

Pas kësaj paraqitjej­e me Flamurtari­n, a është gati Çani që të kontribuoj­ë më shumë për ekipin në ndeshjet e mbetura?

Sigurisht që jam gati, por më duhet të punoj akoma më shumë që të kap plotësisht formën time. Shpresoj që të vazhdojmë kështu në rrugën që kemi jemi së fundmi.

Mo;hi pati thënë se nëse nuk do rikthehesh­e, do të rishikohej marrëveshj­a. A u rishikua marrëveshj­a apo klubi u ' zbut' dhe ju dha kohë?

Marrëveshj­et janë diçka që na përkasin mua dhe klubit. Unë nuk shikoj detaje të tilla, pasi jam futbollist dhe përqendroh­em te fusha. Nuk dua të flas për situata të tilla.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania