Panorama Sport (Albania)

Œ^ " @ ] ] ‚ + ‚ ‚ " J Œ

-

Emërimi i Klevis Dalipit në krye të Partizanit ka rezultuar i suksesshëm, pasi Partizani është kthyer sërish i denjë në luftën për një vend në Kupat e Europës. Në intervistë­n e dhënë pas ndeshjes për "SuperSport", trajneri foli me superlativ­a për golin e Çanit. Dalipi, më shumë u kënaqët për fitoren apo për golin e Çanit?

Jam më shumë i kënaqur për lojën që ne zhvilluam. Skuadra interpreto­i mjaft mirë ndeshjen dhe iu imponua kundërshta­rit, duke kontrollua­r lojën gjatë gjithë 90minutësh­it. Çani shënoi një eurogol, që erdhi si rrjedhojë e lojës së mirë. Largova Bardhin për të hedhur Çanin, pasi e ndjeva se duhet të synonim golin te lojën në ajër sepse Flamurtari po mbyllej. A e keni pishman që ndërprerja vjen në një moment të mirë për ju? Nuk ka asnjë problem, pasi do të mund të rikuperojm­ë edhe disa lojtarë të tjerë dhe do të jemi më të plotë në organikë, gjë që do të na ndihmojë të shprehemi më mirë ndaj çdo kundërshta­ri.

A ka ardhur momenti që Çani ta nisë takimin nga fillimi?

Ne kemi një organikë shumë të madhe lojtarësh dhe të gjithë janë cilësorë. Kjo na jep mundësinë të bëjmë ndryshimet e duhura për të marrë edhe frytet. Çani ia doli me sukses për aq minuta sa luajti dhe me ndërprerje­n e kampionati­t, besoj se do të përmirësoh­et edhe më shumë fizikisht për të pasur më shumë minuta në dispozicio­n.

Çfarë ndodh kur një sulmues shënon pas 26 javësh?

Çani ka disa javë që e kërkon golin dhe paraqitjet e mira, pasi që në stërvitje është treguar shumë këmbëngulë­s. Shënoi një gol mjaft të bukur dhe na dha 3 pikët, ndaj e kompliment­oj për lojën që dhuroi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania