Panorama Sport (Albania)

Skandali në Korçë, Luftëtari: Nuk e duam më arbitrin Sino

Klubi gjirokastr­it i dërgon kërkesë FSHF-së

-

Të humbësh me Skënderbun nuk është fundi i botës. Por, me një arbitrim të tillë si ai i Emirjon Sinos, Luftëtari nuk mund të bënte më shumë se një disfatë 2-1. Pas masakrës së të dielës ku penalltia e akorduar për korçarët dhe ajo e mohuar për gjirokastr­itët u bënë hite në internet, madje në shumë raste objekt për humor, klubi i Luftëtarit ka reaguar ashpër ditën e djeshme. Bluzinjtë i kanë kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit që gjyqtari kryesor, Emirjon Sino dhe ai anësor Ilir Tartari të mos arbitrojnë më ndeshjet e Luftëtarit.

Vendimi - "Klubi i futbollit Luftëtari

nuk do të zbresë më në fushë në rast se gjyqtar do të jetë Emirjon Sino apo asistent Ilir Tartari. Ky është vendimi i klubit për të përjashtua­r nga marrëdhëni­et e tij këta dy personazhe që nëpërkëmbi­n djersën e lojtarëve tanë apo investimin e presidencë­s. Falënderoj­më të gjithë

sportdashë­sit e Superligës dhe në veçanti tifozët tanë për mbështetje­n në këtë rast skandaloz dhe i bëjmë thirrje për vetëpërmba­jtje, pasi Gjirokastr­a është burim i vlerave të pastra sportive. Jemi të vendosur që të kërkojmë në rrugë institucio­nale të drejtën tonë, ndërsa nga ana sportive përgjigjet do t'i japim në fushën e blertë", shkruan vendimin e tij klubi i Luftëtarit në faqen e vet zyrtare në "Facebook". Kërkesa - I gjithë vendimi shoqërohet edhe me faksimilen e kërkesës që klubi gjirokastr­it i ka dërguar Sektorit të Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit. "Klubi i Luftëtarit, duke marrë shkas nga ngjarjet dhe gjykimi i turpshëm në takimin e vlefshëm për javën e 26-të të Kategorisë Superiore, Skënderbeu-Luftëtari ku gjykimi i kryesorit Emirjon Sino dhe asistentit Ilir Tartati, të cilët në mënyrë të turpshme dhe skandaloze ndikuan dhe paracaktua­n rezultatin e ndeshjeve, duke akorduar një penallti qesharake në favor të skuadrës vendëse dhe duke mohuar një penallti skandaloze për prekje të topit me dorë nën hundën e gjyqtarëve, i bëjmë thirrje institucio­nit tuaj, të marrë masa të menjëhersh­me që arbitri Sino dhe asistenti që për ironi mban edhe stemën e FIFA-s, të mos gjykojnë më kurrë takimet e Luftëtarit. Ne si klub ndihemi tejet të diskriminu­ar dhe ofenduar nga padrejtësi­të e përsëritur­a të këtyre dy personazhe­ve aq sa nëse nuk do të ketë arbitra të tjerë në dispozicio­n të FSHF-së, jemi gati të humbasim vetë ndeshjet në tavolinë për të mirën e garës. Me një rëndësi të madhe është që këta dy arbitra të mos gjykojnë as në ndeshjet e moshave të Luftëtarit, pasi janë shembulli më i keq për të tashmen dhe një premisë e rrezikshme për të ardhmen dhe formimin e futbollist­ëve të rinj", shkruhet në kërkesën e Luftëtarit. Tomor Shehu

 ??  ?? Faksimile e postimit të klubit gjirokastr­it në “Facebook”
Faksimile e postimit të klubit gjirokastr­it në “Facebook”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania