Panorama Sport (Albania)

Tolerimi i Lushnjës, shfryn Teuta

Klubi mesazh Kamzës: Ata që kanë frikë nga ne, hapin fjalë të kota, jemi më të fortë

- DRILON XHEPOLLARI

Fitorja me përmbysje 3-2 kundër Lushnjës në "Roza Haxhiu" edhe pse ishte shumë e rëndësishm­e dhe jetike për objektivin mbijetesë, nuk ka lënë një shije pozitive për bregdetarë­t nisur nga disa akuza për ndërhyrje në paracaktim të rezultatit. Klubi bregdetar reagoi menjëherë nëpërmjet një deklarate për shtyp në faqen zyrtare në "Facebook", duke hedhur poshtë akuzat. Klubi theksoi se Teuta e meritoi plotësisht fitoren kundër verdhjeshi­lëve, teksa i cilësoi këto zëra si tentativa për të shpërqendr­uar ekipin në këtë moment shumë të rëndësishë­m.

REAGIMI

"Klubi i futbollit Teuta, duke marrë shkas nga lajmi i publikuar në mediat online pas ndeshjes me Lushnjën, mohon të ketë pasur ndërhyrje për tolerim të ndeshjes. Shprehim besimin tonë të plotë për skuadrën dhe ndershmëri­në e futbollist­ëve. U arrit një fitore më se e merituar, e cila erdhi pas një superiorit­eti të treguar qartazi në fushë. I përbuzim tentativa të tilla dhe zëra të pabazë, që kanë si synim vetëm shpërqendr­imin e ekipit tonë. Ne kemi bërë një paraqitje të shkëlqyer në këtë ndeshje dhe kemi treguar se jemi të aftë për të triumfuar në këtë kampionat. Ata që na kanë frikë, kanë hapur fjalë për tolerim ndeshjesh, në mënyrë që ne të mos të jemi të qetë dhe rrjedhimis­ht të mos japim më të mirën tonë në fushë. Po përdorin mënyra të ndryshme që të na rrëzojnë, por kjo do të na bëjë më të fortë. Do jua vërtetojmë të gjithëve se nuk kemi

PËRGATITJE­T

nevojë për ta blerë ndeshjen ndaj Lushnjës, pasi jemi të aftë të mundim çdo kundërshta­r që do kemi përballë. Faleminder­it për mirëkuptim­in!", mbyllet deklarata e klubit durrsak.

ARSYET

Ndërkohë, burime pranë klubit të Teutës bëjnë me dije për "Panorama Sport" se këto akuza vijnë qëllimisht në një moment delikat dhe kanë si synim të dëmtojnë klubin. "Në Lushnjë ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe e fituam në fund vetëm nga perla e Dediç, por nëse

ai nuk do të kishte shënuar çfarë do të thoshin "gojët e këqija"? Ne kemi treguar se jemi të aftë për të fituar ndaj çdo kundërshta­ri dhe do të japim maksimumin për të arritur objektivin që kemi". Teuta arriti një fitore shumë të rëndësishm­e në transfertë­n e Lushnjës ndaj skuadrës vendëse. Një 3pikësh që e mban në luftën për mbijetesë dhe duke parë edhe rezultatet e djeshme, i jep shumë besim për vazhdimësi­në. Në takimin e së dielës, durrsakët ia dolën që të përmbysnin disavantaz­hin e dyfishtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania