Panorama Sport (Albania)

Tetë humbje radhazi, Lushnja kthen sytë nga të rinjtë

-

Të dielën e kaluar, lushnjarët regjistrua­n humbjen e radhës, duke rrezikuar ta mbyllin fazën e tretë pa asnjë pikë. Nga kjo fazë kanë mbetur edhe 90 minuta të fundit, që Lushnja do t'i luajë në Gjirokastë­r, ndaj Luftëtarit, të mërkurën e ardhshme. Verdhejesh­ilët njohin tetë humbje të njëpasnjës­hme në kampionat duke mbetur në fund të tabelës, në një distancë të thellë me skuadrat e tjera. Ndaj Teutës, lushnjarët ishin shumë pranë rezultatit pozitiv, por u ndëshkuan në minutat shtesë, duke dalë nga stadiumi "Roza Haxhiu" përsëri pa pikë. ÇUKO - Për gazetën "Panorama Sport", trajneri i Lushnjës, Dritan Çuko shprehet: "Ekipi ka bërë një pjesë të parë të mirë dhe e konkretizo­i me dy gola të shënuar. Kemi pasur mundësi të shënojmë edhe golin e tretë, por na mungoi finalizimi. Morëm një gol në fund me një penallti që e di gjyqtari. Në pjesën e dytë, ekipi ra pak nga pikëpamja e pasimeve dhe e qarkullimi­t të topit. Ekipi ka një gjendje të rënduar psikologji­ke, prandaj në çdo ndeshje kërkojmë një rezultat pozitiv për moral. Kemi bërë dy zëvendësim­e të detyruara. Bufasi përfundoi në spital me një dëmtim të klavikulës. Do të jetë një tjetër mungesë nga ato të shumta që kemi. Branica u largua i dëmtuar. Gjithsesi, ishim shumë pranë barazimit, por u ndëshkuam nga një goditje dënimi në fund të ndeshjes. Pavarësish­t këtyre episodeve, unë mendoj se duhet ta kishim menaxhuar më mirë takimin. Me më shumë kujdes do të kishim dalë me pikë nga kjo ndeshje. Pavarësish­t se ne nuk kemi dalë matematiki­sht, normalisht, që psikologji­a bën të vetën. Ekipit i kam dhënë dy ditë pushim për t'u qetësuar dhe për shkak të ngarkesave. Ne do ta respektojm­ë kampionati­n deri në fund. Për ndeshjen me Luftëtarin dhe për të gjithë fazën e katërt, përveç Marius Korreshit do të thërras lojtarë të tjerë nga skuadra e të rinjve", deklaroi për gazetën trajneri Çuko. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania