Panorama Sport (Albania)

Shkumbini akuzon: Na dhunuan në Shënkoll

Pe-inasit të revoltuar* Luajtëm nën presion, ndërsa z)rtarët e .S/.0së nuk bënë as,jë

-

Shkumbini akuzon. Post-ndeshja në Shënkoll ka sjellë revoltën e klubit. Ata kanë mbetur mjaft të indinjuar nga pritja dhe sjellja e lezhjanëve në ndeshjen e zhvilluar të shtunën. Peqinasit pretendojn­ë se futbollist­ët bardhekalt­ër, jo vetëm kanë qenë nën presion psikologji­k, por në fundin e pjesës së parë janë bërë pre e dhunës fizike të ushtruar nga e gjithë skuadra kundërshta­re, si brenda fushe ashtu edhe nga njerëz në tribunë. Klubi thekson se gjithçka ndodhi përpara syve të delegatëve, të cilët nuk bënë asgjë për ta ndaluar këtë akt barbar. Gjithashtu, edhe kapiteni i Shënkollit dhe mbrojtësi i majtë janë afruar te trajneri Sokol Branica, duke e ofenduar dhe duke i bërë presion. Nëpërmjet një njoftimi për "Panorama Sport", zyrtarët e Klubit të Shkumbinit kërkojnë që të merren menjëherë masa ndaj klubit lezhjan, ndaj edhe u bëjnë thirrje organeve kompetente në FSHF që të mos e kalojnë në heshtje këtë ngjarje. "Në ndeshjen e zhvilluar ndaj Shënkollit, skuadra jonë, pra, futbollist­ët dhe stafi teknik, ka qenë që prej fillimit të takimit nën një presion psikologji­k, të ushtruar nëpërmjet dhunës verbale, ofendimeve brenda fushës dhe në tribunë. Por edhe dhunës fizike nga të gjithë lojtarët vendës, të cilët në fund të pjesës së parë dhunuan me grushte, shkelma dhe shtyrje ndaj lojtarëve të Shkumbinit. Na bën shumë përshtypje fakti që, qoftë gjyqtarët, por edhe të deleguarit e FSHF-së, nuk reagonin për të marrë masa ndaj vendësve, por duke heshtur pranuan në njëfarë mënyre dhunën që na u shkaktua. Në Peqin vetëm për një ofendim ndaj zyrtarit të FSHFsë u dënua me 4 ndeshje pa spektatorë stadiumi ynë, ndërkohë që në Lezhë, ku veç futboll që nuk u zhvillua, nuk merret asnjë masë. Ne si klub kërkojmë që të merren menjëherë masa ndaj klubit të Shënkollit dhe në ndeshjet e ardhshme të ketë më shumë përgjegjës­i nga ana e gjyqtarëve dhe të deleguarve të Federatës", thuhej ndër të tjera në njoftimin e klubit peqinas. Fatmir Ahmeti

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania