Panorama Sport (Albania)

Rekordi i “zi”, Besëlidhja kalon dekadën në inferiore

1v2trajner­i* S3ka më s(presa, por respektojm­ë ,arën

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja u dha për fundimisht "lam tumirë" pretendime­ve për një vend në Superiore pas humbjes së pësuar në ^rogozhinë kundër Egnatias. Njëherësh kapin edhe një rekord të "zi", pasi do të shënojnë për të parën herë sezonin e 11-të radhazi në nivelin inferior. Besëlidhja në vjeshtën e këtij viti mbush plot __ vite si pjesëmarrë­se në aktivitete­t futbollist­ike të të gjitha kompeticio­neve në futbollin shqiptar, ku 2` sezone i ka luajtur në Kategorinë Superiore, duke nisur që nga viti 19w7. Gjatë udhëtimit të saj __-vjeçar, Besëlidhja nuk ka qëndruar asnjëherë 10 sezone radhazi në nivelin inferior, ndërsa sezonin e ardhshëm do të startojë sezonin e 11-të, një rekord i saj në nivelin inferior. Tashmë lezhjanët e Besëlidhje­s do të luajnë 6 sfidat e mbetura vetëm për statistikë, pasi me rezultatet e tyre nuk ndryshojnë asgjë.

45ABIRI - Shaqir Xhabiri ndien keqardhje që skuadra nuk mundi që të realizojë ngjitjen as për këtë sezon. Numri dy i pankinës së Besëlidhje­s analizon ecurinë në këtë kampionat dhe paralajmër­on për "Panorama Sport" se skuadra do të respektojë garën për javët e mbetura. "Me performanc­ën e gjysmës së dytë të sezonit, Besëlidhja mbeti një skuadër që po lufton vetëm për mbijetesë dhe fatmirësis­ht këtë e siguruam që në fund të fazës së dytë me fitoren e vështirë përballë Dinamos në shtëpi. Ndonëse pjesa e mbetur e sezonit nuk mund të ndryshojë asnjë, pasi fati u vendos tashmë, ne do të vijojmë përgatitje­t tona intensive nga të gjitha pikëpamjet. Na mbetet për detyrë që ta respektojm­ë kampionati­n deri në fund të se-

zonit, pasi e kemi detyrim ndaj tifozëve tanë, që na kanë mbështetur pa rezerva. Më vjen shumë keq që një skuadër si Besëlidhja të mbetet kaq gjatë në nivelin inferior. Gjithsesi, tashmë nuk mund të ndryshojmë asgjë, të paktën deri sezonin e ardhshëm.

Besoj se sezoni i ardhshëm do të ndryshojë pozitivish­t nga të gjitha pikëpamjet, gjë që do të vendosë pozitivish­t për fatin e kësaj skuadre, e cila ka një histori të gjatë dhe modeste në futbollin tonë", tha numri dy i pankinës lezhjane.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania